Andrew Garfield ka zbuluar se ai dhe bashkë-ylli i tij Florence Pugh u skuqën pas një gabimi të sikletshëm gjatë xhirimit të një skene seksi në filmin e tyre të ri “We Live In Time”.

Gjatë një interviste në “The Graham Norton Show”, Andrew kujtoi se ata nuk e dëgjuan thirrjen e regjisorit për të ndaluar dhe vazhduan të xhirojnë, ndërkohë që ekuipazhi kishte mbaruar punën dhe po largohej.


Ata u shikuan në sy dhe e kuptuan se diçka kishte shkuar keq, derisa Florence shpalli se ishte një nga momentet më të turpshme të jetës së saj, shkruan DailyMail.

93377783 14216409 image a 52 1734776922788

Filmi, që tregon historinë e një romance jokonvencionale mes një të divorcuari dhe një kuzhiniereje, është mbushur me momente emocionale dhe sfida për çiftin kryesor.

Traileri tregon pasionin dhe ndryshimet që ndodhin në jetën e personazheve të luajtur nga Andrew dhe Florence.

90555699 14216409 The actor 41 stars as Tobias Durand in the romance comedy movie  m 3 1734778722916

Në një intervistë tjetër, Florence zbuloi se, pas përfundimit të xhirimeve, ajo ka reflektuar për jetën e saj personale, pas ndarjes nga i dashuri i saj i mëparshëm, Zach Braff.

Ajo theksoi se ka realizuar se është e nevojshme të bëjë ndryshime në jetën e saj dhe të fokusohet në gjëra të rëndësishme si familja dhe marrëdhëniet.

Së fundmi, Florence konfirmoi lidhjen e saj me aktorin Finn Cole dhe shprehu dëshirën për të krijuar një familje në të ardhmen. /Telegrafi/

93378089 14216409 image a 57 1734777758891

93378099 14216409  Me and Florence are looking at each other and trying to stay in m 59 1734777820559

93378103 14216409 image a 60 1734777855757