Ish-kapiteni i Interit, Andrea Ranocchia, vizitoi sot (e shtunë) qytetin e Tiranës si pjesë e një eventi të organizuar nga Inter Club Albania.

Inter Club Albania që në radhët e saj numëron 3365 anëtarë, njihet si grupi më i madh i tifozëve të Interit në botë, jashtë Italisë.


Falë këtij eventi të organizuar, shumë tifozë të Interit anembanë trojeve shqiptare patën mundësinë që ta takojnë atë.

Ranocchia shpërndau autografe dhe bëri foto me të gjithë ata që ishin të pranishëm, madje e përcolli së bashku me ta edhe fitoren e Interit ndaj Cagliarit me rezultat 3-1.

Screenshot 9 16

Në këtë event gjiganti italian i mundësoi disa shpërblime tifozëve të cilët morën pjesë, ku Ranocchia nëpërmjet shortit zgjodhi edhe fituesit.

Ranocchia numëron rreth 226 paraqitje me fanellën e ‘Nerazzurrëve’ ku ka arritur të shënojë 14 gola dhe të bëjë katër asistime.

Ai është gjithashtu fitues i katër trofeve me Interin, ku këtu përfshihet Scudetto në sezonin 2020/2021, dy herë fitues i Kupës së Italisë (2010/2011 dhe 2021/2022) si dhe Superkupën e Italisë në sezonin 2021/2022./Telegrafi/

telegrafi sport app