Andonov: Prodhimi i energjisë elektrike në EMV u rrit për 80% në muajin shkurt

Në konferencën e sotme për shtyp, bashkëpunëtori për energjetikë Viktor Andonov, i prezantoi informacionet më të reja për gjendjen energjetike në vend.
“Në muajin shkurt të vitit 2023, nga kapacitetet e EMV-së dhe TEC Negotin janë prodhuar gjithsej 504,338 MWh energji elektrike dhe krahasuar me muajin shkurt për vitin 2022, kur prodhimi i energjisë elektrike ishte 280,353 MWh, paraqet një rritje prej 80%. Në dy muajt e parë të këtij viti, janar dhe shkurt, prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike nga objektet e EMV-së dhe TEC Negotin është 1.065.689 MWh, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, kur ishte 714.362 MWh, dhe përfaqëson rritje prej 49%”, tha bashkëpunëtori Andonov.
Bashkëpunëtori Andonov tha se rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike ruan trendin e rritjes, është kyç për zbutjen e pasojave nga kriza energjetike, si dhe për krijimin e masave për mbështetjen e kategorive më të cenueshme të qytetarëve dhe ekonomisë.
“Sot ishim dëshmitarë edhe të nënshkrimit të grantit prej 80 milionë euro nga Komisioni Evropian, pikërisht për përballjen me krizës energjetike, të cilin e kishte paralajmëruar në tetor të vitit 2022 Kryetarja e Komisionit, Ursula Von der Leyen. Komisioni Evropian dëgjoi kërkesat tona dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe miratoi fondet për të përballuar krizën energjetike në këtë pjesë të Evropës. Ekipi energjetik dhe ekonomik në Qeveri vazhdon të monitorojë në vazhdimësi situatën në të gjitha segmentet që nga prodhimi i çdo kilovat në orë, shpërndarja e deri tek efekti që ka energjia elektrike në çmimet përfundimtare të produkteve bazë dhe siç e keni parë, janë marrë masa plotësuese me një qëllim të vetëm – mbrojtja e standardit jetësor”, shtoi bashkëpunëtori Andonov.
Andonov e prezantoi bilancin ditor energjetik dhe tha se gjatë ditës së djeshme prodhimi i përgjithshëm vendor i energjisë elektrike ka qenë 15.111 MWh, prej të cilave 10.297 MWh janë prodhuar në termocentrale, ndërsa nga burimet e ripërtëritshme 4.814 MWh.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Zgjedhje të reja në katër komunat në veri? Çfarë parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale

Skenderaj, dy vajza të mitura largohen nga shtëpia dhe përmes telefonit i shkaktojnë dhunë psikike nënës së tyre

Tri kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut për tejkalimin e situatës në veri dhe deklaratat e Kurtit – vazhdojnë takimet

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri”, Lajçak përmend sërish tri kërkesat për Kurtin

Qindra protestues edhe sot para objekteve komunale në veri

Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në Suharekë

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen