LAJMI I FUNDIT:

Andi Zeqiri beson që forma e mirë që po kalon te Baseli do t’ia sigurojë një vend te Zvicra për Kupën e Botës

Andi Zeqiri beson që forma e mirë që po kalon te Baseli do t’ia sigurojë një vend te Zvicra për Kupën e Botës

Andi Zeqiri po luan shumë mirë te FC Basel, ku është në huazim nga skuadra e Brighton, ndërsa thotë se mund të sigurojë një vendi në skuadrën e Zvicrës për Kupën e Botës.

23-vjeçari i huazuar ka shtatë gola në 19 paraqitje, duke qenë sulmuesi kryesor i klubit zviceran.

Basel është në mes të tabelës në Superligën e Zvicrës, por nuk ka përfunduar jashtë treshes së parë që nga viti 2001.


“Po ndihem mirë. Po e shijoj lojën tim, veçanërisht duke qenë në vendin tim. Unë dua ta vazhdoj këtë gjë”.

“Kur luan për një klub të madh si FC Basel, i cili nuk është i famshëm vetëm në Zvicër, por në Evropë, ju dëshironi të keni më shumë pikë dhe dëshironi të jeni më lart në tabelë. Por ne po japim maksimumin çdo ditë për ta bërë një sezon të mirë. Jemi duke luftuar dhe kemi besim sepse kemi një ekip të mirë”.

“Unë vazhdoj me shokët e mi dhe ne të gjithë duam të bëjmë më të mirën që mundemi për këtë klub”.

“Duke u kthyer në Zvicër, e dija tashmë nivelin dhe çfarë prisja. Po e shijoj. Është një klub i mirë me ambiente të shkëlqyera dhe një trajner të mirë”, ka thënë Zeqiri për ueb faqen e klubit anglez.

Zviceranët kanë arritur të jenë në mesin e 16 më të mirat, në tre nga katër Kupat e Botës së fundit, por janë në një grup të vështirë në Katar pasi janë shortuar me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.

“Në çdo Botëror ka një befasi. Në përgjithësi kemi një grup të fortë. Mund të përqendrohemi vetëm te vetja, por besojmë te vetja dhe do të japim më të mirën dhe do ta shijojmë momentin”.

“Të gjithë duan të luajnë në Kupën e Botës dhe nuk mund të gënjej se është në mendjen time. Por gjëja më e rëndësishme është që unë të fokusohem te Basel dhe të bëj ndeshje të mira”.

“Shpresoj te kem një karrierë të gjatë përpara meje dhe synime që dua të arrij, jo vetëm Kupën e Botës, por edhe të tjera”, deklaroi ai.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

La Liga
Trajneri i Lakers bëri diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1997 në NBA

Trajneri i Lakers bëri diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1997 në NBA

NBA
“Thuaji se po gjykon gjithçka në favor të Barcelonës” - ankesa e Bellingham drejt kapitenit në pjesën e parë

“Thuaji se po gjykon gjithçka në favor të Barcelonës” - ankesa e Bellingham drejt kapitenit në pjesën e parë

La Liga
Gazeta spanjolle me artikull special: Te Reali besojnë se mund ta fitojnë titullin

Gazeta spanjolle me artikull special: Te Reali besojnë se mund ta fitojnë titullin

La Liga
Chelsea në kontakt të rregullt me heroin e Barcelonës në Kupën e Mbretit

Chelsea në kontakt të rregullt me heroin e Barcelonës në Kupën e Mbretit

Premier League
“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori