Futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, është bërë baba i një vajze.

Lojtari i kombëtares “kuqezi” ka publikuar dy foto në llogarinë e tij të “Instagram”.


andi lila 2

Tek fotoja e parë shfaqet i biri Ayan pranë disa tullumbaceve ngjyrë rozë si një formë mirëseardhje për motrën, ndërsa në foton tjetër shihet e gjithë familja bashkë.

“E gjithë bota jemi 4. Mirë se vjen në jetë Axa Lila. Faleminderit Zot”, ka shkruar Lila.

andi lila 1

Andi Lila është prej emrave më të mëdhenj të futbollit kombëtar.

/tch/