LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti zbulon të vërtetën e thashethemeve që e lidhin me Brazilin dhe tregon pse nuk e cilëson Messin më të mirin në histori

Ancelotti zbulon të vërtetën e thashethemeve që e lidhin me Brazilin dhe tregon pse nuk e cilëson Messin më të mirin në histori

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Federata Braziliane e Futbollit nuk e ka kontaktuar atë dhe ka shtuar se ai ‘nuk do të thotë kurrë’ se Lionel Messi është lojtari më i mirë në histori.

Trajneri italian iu drejtua mediave në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së nesërme të Real Madridit në La Liga kundër Valladolidit.

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit është nën kontratë deri në vitin 2024 në Bernabeu, por është lidhur me punën në Brazil pasi Tite dha dorëheqjen.


“Nëse Brazili janë të interesuar, nuk më kanë telefonuar. Nëse ata janë të interesuar, e vlerësoj. Megjithatë, situata ime është e qartë. Nuk do t’i them kurrë Real Madridit se kjo aventurë do të përfundojë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Në një intervistë të lëshuar në fillim të këtij muaji, Ancelotti kishte pohuar se ai kurrë nuk do të largohej nga Los Blancos nëse nuk shkarkohej. 63-vjeçari tha gjithashtu në gusht se do të pensionohej në fund të periudhës së tij me gjigantët e La Ligës.

Italiani u pyet gjithashtu nëse Katari 2022 ishte ‘fundi i TikiTaka’.

“Jo, por është e rëndësishme të bësh edhe gjëra të tjera. Ndonjëherë nuk mund të fitosh ndeshje vetëm me posedim të topit, duhet të bësh diçka ndryshe”.

Me Messin që fitoi Kupën e Botës, shumë tani thonë se ylli argjentinas është lojtari më i mirë në historinë e lojës, por Ancelotti nuk është aspak dakord.

“Është e vështirë të thuhet, nuk e di nëse ai është më i miri në histori. Çdo epokë ka futbollistë shumë të mirë”.

“Nuk do të them kurrë ‘Messi është lojtari më i mirë në histori.’ Kam trajnuar shumë futbollistë të mirë. Unë stërvit fituesit e Topit të Artë çdo ditë, kam parë Diego Maradona dhe Johan Cruijff duke luajtur”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori