LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Vuajtëm, por nuk e humbëm kontrollin

Ancelotti: Vuajtëm, por nuk e humbëm kontrollin

Carlo Ancelotti është deklaruar rreth fitores së Real Madridit në udhëtim te Barcelona me rezultat 2-1.

Golat për Los Blancos i shënuan David Alaba e Lucas Vazquez, ndërsa për katalunasit realizoi Sergio Aguero.

Pas ndeshjes trajneri italian, Carlo Ancelotti është shfaqur i kënaqur me performancën e skuadrës së tij edhe pse pranon se vuajtën përballë Barçës.


Heshtet Camp Nou: David Alaba debuton me super gol në El Clasico
Lexo po ashtu Heshtet Camp Nou: David Alaba debuton me super gol në El Clasico

“Vuajtëm sot, mendoj që Barcelona do luftojë për titullin e La Ligas deri në fund. Zhvilluam lojë inteligjente. Goditja e topit është një ndër kualitetet më të mira të Alabas dhe e goditi mirë”, ka thënë ai pas ndeshjes.

“Lojtarët e mi janë më të rehatshëm në 4-3-3, Vini dhe Rodrygo luajtën shumë mirë. Asensio ishte i rëndësishëm te goli i dytë”.

Mbretërit dominojnë në 'El Clasico': Real Madridi mposht Barcelonën në një Camp Nou të zhurmshëm
Lexo po ashtu Mbretërit dominojnë në 'El Clasico': Real Madridi mposht Barcelonën në një Camp Nou të zhurmshëm

“Objektivi është të punojmë më shumë se bashku, mund të garojmë me të gjithë. Vuajtëm sot, por nuk e humbëm kontrollin”.

Tutje, Ancelotti gjithashtu konfirmoi se portieri Thibaut Courtois është në gjendje të mirë: “Courtois ndjeu dhimbje pas gjuajtjes, dukej serioze, por u përmirësua. Mendoj që është mirë tani”.

Alaba më i miri: Barcelona 1-2 Real Madrid, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Alaba më i miri: Barcelona 1-2 Real Madrid, notat e lojtarëve

Pas javës së dhjetë, Real Madridi është rikthyer në krye të tabelës me 20 pikë, aq sa kanë edhe Sevilla e Real Sociedadi, ndërsa Barcelona është në të tetin me pesë më pak.

Në xhiron e 11-të, madrilenët takohen me Osasunën, derisa katalunasit do të kenë punë me Rayo Vallecanon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori