Carlo Ancelotti ka thënë se mesfushori italian i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti nuk ka dashur të bashkohet me Barcelonën, por sipas italianit ai donte një kontratë më të mirë sesa e kishte.

Verratti ishte shumë i lidhur me Barcelonën gjatë verës, por përfundimisht qëndroi te gjiganti francez nga Ligue 1, PSG.


Por, trajneri që e mori atë në Parc des Princes, Ancelotti, tani trajneri i Bayern Munichut, pranoi se nuk i pëlqente sjellja e bashkëkombësit të tij italian në shtypjen e punëdhënësve të tij.

“Nuk më pëlqejnë ato gjëra, atë lloj sjelljeje”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Le Figaro përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve me gjigantët francezë.

ancelotti verratti 1

“Shumë lojtarë duan të largohen nga klubet e tyre kur afati i transferimeve është i hapur, por nuk e di nëse ata me të vërtetë dëshirojnë të përmirësohen apo vetëm për përmirësimin e kontratave të tyre”.

“Verratti? Ai donte një kontratë më të mirë. Unë e njoh mirë!”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Ancelotti ka qenë trajneri Verrattit te PSG-ja nga dhjetori i vitit 2011 deri në qershor të vitit 2013, ku ka kanë fituar së bashku një trofe të Ligue 1. /Telegrafi/

telegrafi sport app