LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti ka pranuar se ka kryer evazion fiskal – ai duhet të mbrohet tani në një gjykatë spanjolle

Ancelotti ka pranuar se ka kryer evazion fiskal – ai duhet të mbrohet tani në një gjykatë spanjolle

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, do të duhet të mbrohet në një gjykatë spanjolle për dështimin për të deklaruar të ardhurat nga shitja e të drejtave për të përdorur imazhin e tij në vitin 2014.

Agjencia franceze AFP prezantoi një dokument në të cilin Ancelotti “pranon” rrethanat që çuan në taksa të papaguara në shumën 386,361 euro.

“Është e qartë se ka tregues të mjaftueshëm për të arritur në përfundimin se faktet që janë objekt hetimi mund të kenë çuar në shkelje në dëm të Thesarit të Shtetit”, shpjegoi në dokumentin e përmendur gjyqtari i Madridit, përgjegjës për hetimin.


Italiani raportoi të ardhura nga kontrata për postin e trajnerit të Real Madridit në organet tatimore spanjolle, por nuk listoi të ardhura të tjera, sipas shërbimit tatimor.

Gjykata hodhi poshtë ankesën e taksapaguesve për të ardhurat e padeklaruara të Ancelottit në vitin 2015, sepse trajneri italian ishte një taksapagues në Mbretërinë e Bashkuar në atë kohë.

Në aventurën e tij të parë, Ancelotti ishte në bankinën e Realit nga viti 2013 deri në vitin 2015, ndërsa në Madrid u rikthye në vitin 2021.

Ancelotti përjashton dy lojtarë nga përgatitjet parasezonale
Lexo po ashtu Ancelotti përjashton dy lojtarë nga përgatitjet parasezonale

Kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit të ardhshëm, kur mund të marrë drejtimin e kombëtares braziliane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori