Real Madridi humbi ndaj Villarealit me rezultat 3-2, por ajo që ndodhi pas ndeshjes bëri bujë më të madhe se rezultati.

Ernesto Valverde goditi me grusht pas ndeshjes lojtarin e Villareal, Alex Baena.


Në fakt, mediat spanjolle flasin për një provokim të rëndë të Baenas ndaj Valverdes në lidhje me fëmijën e humbur ende pa lindur nga lojtari uruguaian.

valverde 1

Tashmë, pritet që të merren masa të ashpra ndaj mesfushorit të Real Madridit, ndërkohë që trajneri Carlo Ancelotti i ka dalë në krah futbollistit të tij.

“Valverden e kam parë shumë të fokusuar në këto ditë, është stërvitur mirë dhe ndjehet i motivuar".

"Unë e njoh mirë atë dhe e di që ka vlera të jashtëzakonshme njerëzore. Valverde është një person i veçantë”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/

telegrafi sport app