Analizë, parashikim dhe sondazh: Kush e ka formacionin më të mirë startues nga top tetë klubet evropiane që shihen edhe favorit për Ligën e Kampionëve?
Kur kanë mbetur që të hidhet shorti vetëm edhe një javë për Ligën e Kampionëve, mediumet dhe kompanitë e basteve, zgjedhin kandidatët kryesorë për ta fituar këtë garë prestigjioze.
Shumë klubet të njohur nuk llogariten favorit, por tetë janë prej tyre që do ta thonë fjalën kryesore sipas Marca-s.
Real Madrid është fitues në fuqi, pasi ka triumfuar në tri herët e fundit.
Skuadrat që shihet kandidatë kryesorë kanë bërë blerje të mëdha në afatin kalimtar që në disa vend mbyllet me 31 gusht.
Marca ka zbuluar pikat e forta dhe të dobëta të secilës skuadër që pretendon trofeun. /Telegrafi/
Manchester City
Pikat e forta: Pep Guardiola dhe Manchester City ndoshta luajnë futbollin më të mirë në Evropë, megjithëse ata ende nuk kanë qenë në gjendje ta tregojnë këtë në Ligën e Kampionëve .
Hapi tjetër për ta është transferimi i suksesit të tyre nga Liga Premier në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i Pep gjithashtu duhet të mësojë si të luajë kur nuk e dominon posedimin e topit, pasi në Evropë mund të hasin edhe në këtë gjë. Nëse City nuk dëshiron një përsëritje të viteve të mëparshme, ata do të duhet të kenë më shumë larmi në lojën e tyre.
Renditja: Kandidati i 1-rë Kuotat: 6.00 Formacioni startues
Juventus
Pikat e forta: Nuk ka dyshim se shihet si favorit. Nëse Juventusi ka ndonjë gjë që mund ta bëjë dallimin këtë sezon, është Cristiano Ronaldo.
Ai ka qenë golashënuesi më i mirë në pesë edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve. Zonja e Vjetër dëshiron të fitojë garën që nuk e ka fituar në 22 vitet e fundit.
Italianët treguan në ndeshjen e parë që kanë shumë lojtarë për sulm, gjë që i bën të paparashikueshëm.
Çështja e dytë mund të jetë, se ku do luajë Ronaldo.
Renditja: Kandidati i 2-të Kuotat: 6.50 Formacioni startues
Barcelona
Pikat e forta: Philippe Coutinho tani ndihet si në shtëpi dhe këtë vit ai mund të ketë ndikim në Ligën e Kampionëve. Shoku që përjetuan kundër Romës sezonin e kaluar shërben si një paralajmërim.
Me Lionel Messin që pritet të ndezët pas fiasko në Kampionatin së Botëror në Argjentinë, Barcelona është gati të rimarrë fronin.
Nëse Messi nuk është në të mirë të tij vuan dhe Luis Suarez.
Renditja: Kandidati i 3-të Kuota: 7.5 Formacioni startues
Paris Saint-Germain
Pikat e forta: Një ekip i cili u projektua për të fituar Ligën e Kampionëve. Këtë vit ata nuk kanë bërë ndonjë blerje të madhe. Gianluigi Buffon ka ardhur për të ofruar përvojë dhe udhëheqje, si dhe cilësinë e tij të padyshimtë.
Me mësimet e nxjerra në dy sezonet e fundit dhe me lojtarët e klasit botëror si Neymar dhe Kylian Mbappe, PSG vazhdon të jetë një nga favoritët kryesor.
Thomas Tuchel duhet ta korrigjojë këtë nëse ai dëshiron të shkruajë një kapitull të ri në historinë e klubit francez.
Renditja: Kandidati i 4-të Kuota: 8.00 Formacioni statues
Bayern Munich
Pikat e forta: Garda e vjetër vazhdon të komandojë në Mynih. Robben dhe Ribery duket se janë në gjendje të mirë. Leon Goretzka ka ardhur për të forcuar mesfushën, ndërsa të rinjtë Renato Sanches dhe Serge Gnabry janë kthyer nga huazimet.
Me Niko Kovacin në bankë ata do të tentojnë ta ruajnë efikasitetin që ata kanë treguar vit pas viti.
Makineria gjermane zakonisht nuk dështon në Evropë dhe është mësuar të arrijë në finale.
Ata kanë një 11-she të fortë, por dëmtimet mund t'i kushtojnë. Renditja: Kandidati i 5-të Kuota: 9.00 Formacioni statues
Real Madrid
Pikat e forta: Thelbi i ekipit është ruajtur, ai ekip që e ka fituar Ligën e Kampionëve tri herë me radhë dhe katër nga pesë vitet e fundit. Fryma konkurruese, uria dhe përvoja pa dyshim, për një ekip që ka dominuar në Evropë për disa kohë, janë pikët e forta. Për ta fituar përsëri duket pothuajse e pamundur.

Pikat e dobëta: Real Madridi ka humbur një numër të madh golash me largimin e Cristiano Ronaldos.
Ka humbur një lider që e nxirrte ekipin nga momentet e këqija.
Renditja: Kandidati i 6-të Kuota për ta fituar: 10.00 Formacioni startues
Liverpool
Pikat e forta: Gjithçka që ndodhi vitin e kaluar nuk ishte rastësi. Finalistët e sezonit të kaluar kthehen këtë vit si kandidatë serioz, kjo është e sigurt. Jurgen Klopp ka arritur të mbajë yjet e tij, mbi të gjithë Sadio Manen, Roberto Firminon dhe Mo Salahin, ndërsa ka blerë emra si Alisson, Naby Keita, Fabinho dhe Shaqiri.
Një skuadër më e mirë me më shumë thellësi dhe stil, që mund të përshtatet me çdo situatë në fushë.
Një projekt i Kloppit që merr masa të mëdha dhe kërkohet trofeu.
Përsëritja e formës së sulmit të sezonit të kaluar dhe dyshimet e në mbrojtje janë shqetësimet e vetme për një ekip që gjithashtu ka një shans të mirë për të fituar edhe Ligën Premier.
Renditja: Kandidati i 7-të Kuota: 11.00 Formacioni statues
Atletico Madrid
Pikat e forta: finalja do të luhet në Wanda Metropolitano e cila mund të shërbejë si motiv shtesë për një ekip që e ka dëshiruar suksesin në Ligës së Kampionëve për shumë vjet.
Klubi ka punuar mirë me blerje dhe ka ruajtur yjet e mëdha. Antoine Griezmann ka qëndruar, ndërsa janë blerë Thomas Lemar, Rodrigo dhe Gelson Martins. Me Diego Simeon si trajner, ata janë sfidues për gjithçka.
Do të jetë interesante për t’i parë nëse ata janë të prekur psikologjikisht nga dështimet e tyre të kaluara dhe nëse mund të rivendosin mentalitet fitues.
Renditja: Kandidati i 8-të Kuota: 13.00 Formacioni startues
SONDAZHI












































