LAJMI I FUNDIT:

Analiza e fazës së tretë e testimit klinik: Vaksina e Oksfordit është e sigurt dhe efikase – do të ketë ndikim të madh në pandeminë e COVID-19

Analiza e fazës së tretë e testimit klinik: Vaksina e Oksfordit është e sigurt dhe efikase – do të ketë ndikim të madh në pandeminë e COVID-19

Vaksinën që po e zhvillojnë Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, është e sigurtë, ka konfirmuar një analizë e re e testimit klinik të vaksinës, shkruan Sky News.

Hulumtuesit që kanë punuar në testimin e saj kanë bërë të ditur se kjo vaksinë do të ketë ndikim të madh në pandeminë e coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Rezultatet e hulumtimit të saj janë publikuar në revistën Lancet, dhe paraqesin analizën e parë precize që ka analizuar të dhënat nga faza e tretë e testimeve klinike të vaksinës.

Ata shpresojnë që vaksina do të miratohet për përdorim në Britani të Madhe gjatë javëve të ardhshme. Afro 12 mijë vullnetarë kishin marrë pjesë në testimin e vaksinës së Oksfordit dhe AstraZeneca në Britani të Madhe dhe Brazil.

Rezultatet kanë treguar se efikasiteti i vaksinës ka qenë dikur rreth 70 për qind. Në grupin që e kanë marrë vaksinën ishin dy doza standarde, e efikasiteti i vaksinës ka qenë 62.1 për qind, kurse grupi që e ka marrë gjysmën e dozës së paplanifikuar dhe më pas dozën e plotë, efikasiteti është rritur në 90 për qind.

Të dhënat e hulumtimit i janë dorëzuar rregullatorit në mbarë botën për miratim.

“Sot kemi publikuar analizën e përkohshme të fazës së tretë të testimit të vaksinës, dhe kemi treguar se vaksina e re është e sigurtë dhe efikase kundër coronavirusit. Jemi shumë falënderues për vullnetarët tonë që kanë punuar me ne gjatë tetë muajve, për të na sjellë këto të arritura”, ka thënë profesori Andrew Pollard, drejtor i grupit të hulumtuesve të Oksfordit.

Vaksina e Oksfordit dhe AstraZeneca është e lirë për prodhim dhe mund të prodhohet në sasi të madhe me pak shpenzime. Për dallim nga vaksinat e Pfizer dhe BioNtech, nuk duhet të ruhet në temperatura shumë të ulëta.

Sarah Gillbert, profesoreshë për vaksinim në Universitetin e Oksfordit, e ka përshkruar ditën e sotme si “ditën më të mirë të vitit 2020”.

“Pas dëshmive në efikasitetin e vaksinës dhe testimeve klinike, tani kemi të dhëna reale për efikasitetin e saj. Shpresojmë që kjo vaksinë do të përdoret së shpejti për të shpëtuar jetë njerëzish”, ka shtuar ajo.

Testimi i vaksinës së Oksfordit akoma po vazhdon, dhe mbetet çështja e hapur sesa gjatë ofron imunitet tek njerëzit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Azia
Kalo në kategori