Rusia ka fundosur disa anije në urën e Krimesë – duke përdorur atë që analistët e quajnë “strategjinë e vjetër 200-vjeçare”, për t’u mbrojtur nga kërcënimet e reja të dronëve ujor të ukrainasve.
Imazhet satelitore që i ka siguruar Sky News tregojnë gjashtë objekte të vogla që shfaqen në afërsi të urës së Krimesë, transmeton Telegrafi.
Ura është e vetmja rrugë lidhëse mes gadishullit të Krimesë dhe Rusisë – që ishte cak i shpeshtë i sulmeve që nga fillimi i luftës.
GUR-i ukrainas më herët ka njoftuar sesi Rusia planifikon “të fundosë të paktën gjashtë anije” në afërsi të urës për të krijuar një lloj mbrojtje para saj.
Ukrainasit gjithashtu kanë njoftuar në Telegram se rusët planifikojnë “të vendosin barriera mes anijeve të fundosura për të mbrojtur urën nga dëmet e mundshme”.
Në imazhet satelitore që Planet Labs PBC i shkrepi më 19 gusht, asnjë objekt nuk vërehet në ujë në jug të urës, por më 21 gusht dy të tilla shfaqen në imazhe.
Dy ditë më vonë, më 23 gusht një anije tjetër mund të shihet mbi sipërfaqen e ujit. Deri më 26 gusht gjashtë objekte janë fundosur në pozicionin e njëjtë.
Analistët sugjerojnë se kjo do të thotë se anijet janë fundosur dhe se janë nën ujë.
Analisti i sigurisë Michael Clarke ka thënë se përdorimi i “një numri të anijeve” të fundosura në pikën strategjike për të krijuar barriera fizike “është përgjigje e vjetër ndaj kërcënimit të ri siq janë dronët ujor të ukrainasve.
“Është një rajon i madh kështu që keni nevojë për shumë anije dhe disa lloje të barrierave mes tyre, mund të jetë një lloj zinxhiri nga rrjeta e çeliktë për të parandaluar qkado të kalojë. Ukrainasit kanë zhvilluar një teknologji të re të mençur, kurse Rusia po kundërpërgjigjet me strategjinë e vjetër 200-vjeçare të fundosjes së anijeve”, ka shtuar Clarke. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri