LAJMI I FUNDIT:

Analisti tregon kush mund ta luftojë korrupsionin në koordinim me SHBA-të

Analisti tregon kush mund ta luftojë korrupsionin në koordinim me SHBA-të

Analisti politik Faton Abdullahu ka deklaruar se Kosova ecë drejt kur bëhet pjesë e luftës globale kundër korrupsionit, të cilën e ka nisur Amerika dhe presidenti Donald Trump, por këtë luftë në vendin tonë nuk mund ta bëjë një parti e vogël, një parti hezituese, që nuk është në institucione dhe që nuk ka platformë të mirëfilltë.

Abdullahu ka thënë se Kosova si tërësi dhe gjithë rrugëtimi i saj është i ndërlidhur edhe me gjeo-politikën euroatlantike dhe konkretisht me gjeo-politikën amerikane, prandaj amerikanët janë shumë të interesuar që Kosova të vazhdoj të jetë storie suksesi.

Sipas tij, për të qenë e tillë ajo ka para vetës dy gjëra shumë të mëdha: dialogun me Serbinë dhe korrupsionin.

“Sa i përket dialogut me Serbinë pothuajse pak a shumë gjitha partitë tona politike edhe gjatë kësaj fushate po e thonë se janë të një goje, të një mendimi, të mos ketë shkëmbim të territorit dhe të mos ketë asociacion me pushtet të tretë. Mbetet tjetra që është shumë e rëndësishme dhe kjo ka të bëjë me korrupsionin. Sikur e kemi vërejtur gjatë kësaj fushate Veseli ka nxit një debat me qasjen e tij të re për ta luftuar korrupsionin, dhe për më shumë që e bën pozitive këtë qasje, është ai që thotë se do të niset nga shtëpia e tij, nga subjekti i tij, i cili subjekt përceptohet se mund të ketë të meta të kësaj natyre gjatë periudhës së qeverisjes gjatë gjithë procesit të shtetndërtimit. Pra, në këtë aspekt është shumë e rëndësishme. Tjetër gjë që e bën pyetjen tuaj më me sens është se ne si Kosovë nuk kemi sukses, nuk e luftojmë korrupsionin. Do t’i zhgënjejmë investitorët e huaj, ata nuk do të kenë kurajo, nuk do të kenë lëvërdi që të vijnë në një vend ku ka korrupsion. Dhe amerikanët janë të interesuar për të kundërtën, që në Kosovë të luftohet korrupsioni si parakusht, dhe si një premisë për të investuar këtu. Dhe tjetra e rëndësishmja, as amerikanët, as në përgjithësi partnerët tanë nuk janë në asnjë mënyrë të interesuar që rinia jonë ta lë Kosovën. Përkundrazi, ajo duhet të qëndrojë këtu, dhe të kontribuojë për shtetndërtim dhe demokratizëm. Dhe duke pasur parasysh këto dy qasje ka sens të thuhet se ka një koordinim me faktorin ndërkombëtarë, ku edhe atje edhe presidenti Trump edhe të tjerët luftojnë korrupsionin në aspektin planetar, pra jo vetëm në ShBA, dhe gjithkund ku ka probleme të kësaj natyre. Kur Kosovën me këtë iniciativë e bëjmë pjesë të kësaj gjeo-politike ne jemi duke hapëruar drejtë”, tha ai, për KosovaPress.

Abdullahu ka thënë se lufta kundër korrupsionit duhet të bëhet, por që këtë luftë duhet ta bëjë dikush që mundet.

“Pa dyshim se e kemi dëgjuar disa herë jo vetëm ambasadorin amerikan në Prishtinë, por edhe të tjerët, dhe vendet e tjera që insistojnë që të bëhet kjo luftë medoemos, kjo luftë duhet të bëhet, më e mira është që duhet ta bëjë dikush që mund ta bëjë. Nuk mund të pritet diçka e tillë nga një parti e vogël, hezituese, që nuk është në institucione dhe që ka hezitime për institucionet tona. Mendoj se Veseli kur e ka bërë një gjë të tillë bindëse, por edhe për vetë faktin se nuk i mungon guximi, ka ndikim të madh edhe në partinë e tij, dhe është parti e madhe. Pra, është e shtrirë gjithandej në Kosovë në forma të ndryshme dhe mund të pritet që do të ketë rezultate në këtë drejtim. Por i mbetet Veselit, Partisë Demokratike të Kosovës që edhe këto ditë që na kanë mbetur të fushatës t’i bind qytetarët e Kosovës edhe partnerët ndërkombëtarë se e ka seriozisht, se mund ta bëjë dhe ka plan si ta bë jë këtë”, tha ai.

Ai ka shtuar se koordinimi ndërkombëtar ka ekzistuar edhe më herët, por jo gjithmonë partnerët tanë kanë gjetur faktorin e brendshëm, i cili do ta merr seriozisht këtë qasje.

“Pra edhe më herët ka ekzistuar edhe qasja edhe rekomandimi i partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë thënë luftone korrupsionin. Por ka munguar guximi, ka munguar edhe organizimi, një platformë program i mirëfilltë. Do të ishim shumë të kënaqur edhe si qytetar të Kosovës edhe njerëz të secilës do parti, nëse ka koordinim për brenda PDK-së, por edhe me partitë, forcat e tjera në të ardhmen e afërt në koalicion që do ta bëjnë këtë, ngase do të ishte shtytje, do të kishim patjetër edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, sidomos të ShBA-së”, tha ai.

Përndryshe, Kadri Veseli tash e disa ditë është duke folur për fushatën e tij kundër korrupsionit, si diçka që do ta bëjë bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori