Katër ditë pasi urdhëroi ushtrinë serbe të ngrit gatishmërinë luftarake, presidenti serb Aleksandar Vuçiq po viziton Moskën, ku është takuar me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Ndërsa, Vuçiq tha se situata e krijuar në veri të Kosovës pas “ndërhyrjes” së Policisë së Kosovës do të ishte pjesë e diskutimit me Putinin, Kremlini theksoi se vizita ishte planifikuar muaj më parë dhe kjo vizitë nuk lidhej drejtpërdrejt me tensionet në Ballkan.
Vuçiq e vizitoi Rusinë në maj të këtij viti kur Rusia festonte “Ditën e Fitores”.
Mediumi rus “Russia Today” shkruan se të shtunën e kaluar dhjetëra trupa kosovare kishin hyrë në një enklavë serbe në veri të Kosovës, duke marrë nën kontroll disa vende industriale.
Kjo ndërhyrje e Prishtinës, sipas këtij mediumi, kishte shkelur marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit.
Serbia kishte reaguar duke vënë ushtrinë në gjendje lufte.
Sipas analistit serb të këtij mediumi, Aleksandar Pavic, situata tashmë është qetësuar, por jo edhe potenciali për dhunë që ekziston në ato territore.
Sipas këtij analisti Vuçiq ka pak mbështetje në Serbi për t’u pajtuar me Kosovën për ndonjë marrëveshje të mundshme.
Edhe Rusia i ka bërë të qartë Vuçiqit se nuk do të mbështesë ndonjë marrëveshje të mundshme me Kosovën, nëse marrëveshja nuk ka mbështetjen e popullit serb.
“Serbia do të ketë përçarje të brendshme, sepse shumica e opinionit serb është kundër ndarjes”, tha Pavic.
“Kjo është një çështje shumë delikate si për presidentin serb edhe për presidentin rus”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, analisti shtoi se nëse Kosova njihet si një shtet sovran nga Serbia, rezultati i mundshëm do të ishte që Kosova të bëhet pjesë e Shqipërisë, një anëtare e NATO-s dhe Moska e sheh NATO-n si një armike të Rusisë.
Pavel Kandel, një ekspert për konfliktet etnike në Institutin e Akademisë Ruse të Shkencave, tha se tensionet janë produkt i dobësimit të pozitave të dy liderëve.
“Thaçi, pozita e të cilit në Kosovë është dobësuar, me të vërtetë duhej të tregonte se sa i ashpër është, se si ai është në gjendje të kontrollojë situatën atje dhe madje mund të udhëtojë në veri të Kosovës bashkë me forca të armatosura. E njëjta gjë vlen edhe për Vuçiqin dhe për grumbullimin e ushtrisë së tij. Ai duhej të tregonte se ishte gjithashtu një lider i ashpër ” i tha ai “Russia Today”.
Kandel tha se Vuçiq është i gatshëm ta pranojë Kosovën nëse Serbia futet në BE.
“Unë besoj se Vuçiq do të jetë i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit të Serbisë në BE. Por, shqiptarët [në Kosovë] nuk janë të gatshëm të pranojnë asnjë kompromis për të shpëtuar fytyrën e Vuçiqit”, përfundoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit