LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Zyrtarët amerikanë dhanë mesazhe të qarta se dialogu nuk mund të vazhdojë pa heqjen e taksës

Analistët: Zyrtarët amerikanë dhanë mesazhe të qarta se dialogu nuk mund të vazhdojë pa heqjen e taksës

Vizita e tre zyrtarëve amerikanë brenda dy muajve, dha sinjale të qarta se Kosova duhet të vazhdoj dialogun.

John Erath, kryeshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane dhe William Berkley, drejtori i Punë të Evropës në Këshillin Kombëtar vizituan Kosovën, në muajin shkurt, ndërsa dje në Kosovë qëndroi për vizitë zyrtari u lartë amerikan David Hale.


Të tre këta zyrtarë në mesazhet e tyre ftuan liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.

Njohësi i çështjeve politike, Belul Beqaj, ka thënë për Telegrafin se Serbia me kërkesën për heqje të taksës në mënyrë implicite po e njeh Kosovën.

“Problemi nuk është tek presioni por te motivi i heqjes së tarifës. Meqë, mbetja e tarifës e pamundëson vazhdimin e dialogut, ndërsa heqja, nuk përjashton vazhdimin e dialogut që ndërlidhet me idenë e Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës. Serbia me kërkesën për heqje të saj në mënyrë implicite po e njeh Kosovën, ngase po pranon se nuk ka sovranitet faktik në Kosovë”, ka thënë ai.

Beqaj ka folur edhe për vizitën e dy këshilltarëve të kancelares Merkel të cilët do ta vizitojnë sot Kosovën.

“Të gjithë që e përcjellin me kompetence procesin e dialogut e dinë se tarifa nuk ka lidhje me dialog. Duke ditur qëndrimin publik të Z. Merkel, besoj se edhe këta zyrtarë e dinë se tarifa po përdoret si pretekst i Serbisë për të shmangur vazhdimin e dialogut që e ka rezultat ndarjen e Kosovës, këtë edhe sot e përsëriti presidenti Vuçiq i cili mohoj pikat kufitare të Kosovës me Serbinë. Prandaj, mendoj se këta zyrtare gjerman do të kenë mirëkuptim pse pala kosovare është pro mbajtjes së tarifës deri sa të mos ketë garanci se ndarja e shtetit të Kosovës nuk do të ndodhë”, është shprehur ai.

Ai ndër të tjera tha se taksa mund të largohet shumë shpejt.

“Tarifa mund të hiqet shumë shpejtë, por bashkimi i eventual i territoreve të ndara Kosovës shumë vështirë se mund të ndodhë në të ardhmen”, është shprehur ai.

Analisti politik Ramush Tahiri, ka thënë për Telegrafin se zyrtarët amerikan po kërkojnë nga Kosova që të hiqet taksa, në mënyrë që të vazhdoj dialogu.

“Përveç asaj të thënë publikisht nga zyrtarët amerikanë dhe që është politikë parimore, konkretisht iu kanë thënë masat dhe veprimet që duhet me i marrë Kosova. Formalisht bisedimet janë ndërprerë sepse Kosova e ka vënë taksën dhe e ka ndërruar gjendjen që ka qenë deri atëherë, dhe tani zyrtarët evropian por edhe amerikanë po kërkojnë që Kosova ta heq taksën që të kthehet gjendja normale, ose në gjendjen para kushtëzimit dhe të vazhdohet dialogu”, ka thënë ai.

Sipas tij zgjidhja e vetme është që të pezullohet taksa përkohësisht, dhe siç tha ai të vazhdoi dialogu.

“Udhëheqësia e Kosovës po thonë që taksa është një punë shumë e vogël në krahasim me dialogun e përgjithshëm, dhe nuk duhet të jetë pengesë. Mirëpo pengesë tani është se Serbia nuk po e vazhdon dialogun me taksë, sepse po thotë që pozicioni i saj është i pafavorshëm dhe zgjidhja tani është të pezullohet taksa. Por udhëheqja e Kosovës po thotë që po e hoqën taksën është nënçmim, dhe se sipas tyre, Amerika e Evropa po i bënë presion vetëm Kosovës. Mirëpo mendoj se duhet ta pezullojnë taksën për një periudhë të caktuar, pasi që pezullimi nuk është heqje, madje është kërcënim që mund ta vendos prapë nëse nuk zbatohet marrëveshja, dhe kështu le të vazhdohet dialogu”, është shprehur ai.

Tahiri tha se heqja e taksës varet nga përçarjet e brendshme që i ka faktori politik.

“Pra zgjidhje do të ishte heqja e taksës, por a do të bëhet kjo zgjidhje varet nga përçarjet e brendshme që i ka faktori politik, në këtë rast Presidenti dhe Kryeministri që kanë dallime të kundërta si dhe PDK e AAK. Çështja duhet të ketë veprim që t’i lëshohet rrugë dialogut. Askush nuk ka thënë që dialogu duhet të vazhdoj me taksën”, shtoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori