LAJMI I FUNDIT:

Analistët thonë se pas Ukrainës, gjëja më e lehtë për Putinin do të ishte destabilizimi i Ballkanit

Analistët thonë se pas Ukrainës, gjëja më e lehtë për Putinin do të ishte destabilizimi i Ballkanit

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, diplomatë të huaj dhe qytetarë, morën pjesë në një protestë në sheshin qendror të Prishtinës, për t’u solidarizuar me Ukrainën, që po përballet me agresionin rus që nga 24 shkurti.

Analistët në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thonë se nuk duhet mohuar mundësia që Rusia dhe Serbia të kenë apetite për destabilizimin edhe të Ballkanit.


Megjithatë ata kërkojnë që zyrtarët e lartë institucional duhet të kursehen nga deklarata që përhapin panik.

Ish-zëvendësministri Taulant Kryeziu thotë se NATO i garanton siguri Kosovës, derisa sipas tij Rusia ka interesa për ta destabilizuar Ballkanin.

“Rusia ka elemente në dorë që ajo të shtrijë impaktin edhe në Ballkan, qoftë në Republika Serpska, qoftë në veriun e Kosovës”, tha Kryeziu.

Vehbi Kajtazi thotë se SHBA prej një kohe kishte paralajmëruar pushtimin rus të Ukrainës por sipas tij vet kjo e fundit është munduar ta injorojë këtë gjë.

Ai thotë se një gabim të tillë nuk duhet ta bëjmë edhe ne kur ka paralajmërime për tensione.

“Nuk duhen injoruar paralajmërimet për një situatë të njëjtë në Ballkan, për destabilizm të Bosnjës, Kosova apo Malit të Zi kur Rusia përmes Serbisë ka ndikim. Ne pas një muaji do të kemi sfidën kryesore me zgjedhjet e Serbisë”, tha Kajtazi.

Analisti Imer Mushkolaj  thotë se problem janë deklaratat e krerëve shtetërorë se Kosova “po u rrezikoka nga Serbia”.

Ai thotë se pavarësisht se ka disa provokime me grafite dhe tendenca për t’i përdoruar ato nga serbët, duhet ruajtur qetësia.

“Unë mendoj se këto janë deklarata janë të dëmshme dhe nuk mund të thuhen nga drejtuesit e institucioneve. Kjo nuk do të thotë se ata nuk duhet të punojnë në terren që situata të mbetet e qetë”, tha Mushkolaj.

Ylli Hoxha thotë se Ballkani Perëndimor mbetet një prej vatrave që Rusia ka interes të ketë ndikim.

“Po të ndërhynte tash Rusia në Poloni do të kishte luftë të madhe. Por nëse situata provokohet në Bosnje, kostoja nuk do të jetë aq e lartë, aq sa edhe provokimi i situatës në Kosovë nuk do të kishte kosto për Rusinë. Pra gjëja më e lehtë për Putinin do të ishte eskalimi i situatës në Ballkan. Ai këtë do të bënte me mjetet që ka investuar për një kohë të gjatë në Ballkan”.

Visar Ymeri thotë se duhet të ketë vigjilencë institucionale, por sipas tij nuk bënë të ketë panik.

“Me situatën aktuale Serbisë nuk do t’i konvenonte një destabilizim i Ballkanit…Serbia shumicën e politikave ekspansioniste i ka realizuar jo kur ka qenë e lidhur me Rusinë, por me perëndimin”, deklaroi Ymeri i cili thotë se në një të ardhme të afërt nuk do të ketë trazira në Ballkan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori