Analistët serbë kanë vlerësuar se Kosova do të jetë sfida më e madhe, me të cilën do të përballet politika e jashtme e Serbisë në vitin 2018.
Analistët Aleksandra Joksimoviq dhe Dragomir Angjelkoviq, duke folur në TV Studio B, janë fokusuar në temat dhe sfidat më të mëdha në agjendën politike të Serbisë në vitin 2018 dhe nëse integrimi evropian do të marrë një vrull të ri, apo do të ketë presion në rritje nga faktori ndërkombëtar, për të njohur pavarësinë e Kosovës, përcjell Telegrafi.
Joksimoviq pret normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila do t’i japë një shtysë të re integrimit evropian të Serbisë.
Ajo pret se në vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë temë kryesore do të jetë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
Ndërsa, Angjelkoviq e sheh Kosovën si një burim të përhershëm të presionit nga fuqitë perëndimore për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, përveç nëse na ofrohet ndonjë modalitet për zgjidhjen e çështjes serbe. Kështu që ne të pranojmë pavarësinë e një pjese të Kosovës, kurse si kompensim për këtë Republika Srpska të fitojë pavarësinë dhe të drejtën për t’iu bashkangjitur Serbisë”
Sfida të tjera me të cilat do të ballafaqohet Serbia, sipas analistëve janë Republika Srpska, situata në rajon dhe marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë