Ndërmjetësimi i Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën e ka paralajmëruar pala kosovare, nuk është domosdoshmërisht i keq për Serbinë, sepse Shtetet e Bashkuara mund të ushtrojnë më shumë presion për t’u përmbushur të gjitha detyrimet sipas marrëveshjes së Brukselit, veçanërisht ajo që ka të bëjë me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, vlerësojnë analistët serbë.
Se nuk do të negociohet derisa në tavolinën e bisedimeve në Bruksel nuk do të jetë SHBA, gjithnjë e më zëshëm flitet në Prishtinë, kurse kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka paralajmëruar së fundmi se janë duke punuar në një platformë të re për negociata, e cila drejtpërdrejt do të mbështetet në ndihmën e Amerikës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur kësaj kërkese të Prishtinës, tha se çdo ndryshim në formatin e dialogut kërkon një përgjigje dhe pëlqim të Beogradit, kurse bashkëbiseduesit e mediumit serb “Telegrafit.rs”, në një ndryshim të tillë eventual, nuk shohin asgjë të keqe, të paktën tani për tani.
Drejtor i Qendrës për Rajonalizim, Aleksandar Popov, thotë se ishin pikërisht Shtetet e Bashkuara që kanë parandaluar krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe se pjesëmarrja e SHBA-së në dialogun mes dy palëve mund të ndikojë në përfundimin e tij dhe nënshkrimin e një marrëveshje obligative, përcjell Telegrafi.
“Po hyjmë në finale të dialogut dhe është e qartë që përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës u janë dhënë afate brenda të cilave procesi duhet të përfundojë me nënshkrimin e një dokumenti obligativ. Megjithatë, shihet se ka vonesa të konsiderueshme me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, sidomos në pjesën që ka të bëjë me themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”, tha Popov, duke potencuar se do të duhet të bëhet trysni që të zbatohet në afat sa më të shkurtër çdo dokument që është nënshkruar në Bruksel.
Sipas Popov, Brukseli ka treguar se nuk është aq efikas në presionin ndaj Prishtinës për të zbatuar gjithë atë që është rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit, dhe tregoi se “Amerika është shumë me ndikim në Kosovë”.
“Kosova e sheh Amerikën si një mbrojtës të saj… Amerika di gjithashtu të kthehet në anën tjetër dhe të tregojë se nuk do të shikojë me dashamirësi në vonesat për zbatimin e asaj që është rënë dakord në Bruksel. Roli i Amerikës mund të shihet edhe në një kontekst pozitiv, sepse mund të ushtrojë një presion pozitiv ndaj Prishtinës për të përmbushur detyrimet e saj”, tha Popov, përcjell Telegrafi.
Analisti politik Dushan Janjiq nuk pret që dialogu do të vazhdojë deri në vjeshtën e ardhshme, kurse në pyetjen nëse kjo është kohë e mjaftueshme për Prishtinën që të lobojë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në tryezën e bisedimeve dhe se do të jetë i keq për Serbinë, ai tha se “përfshirja e Amerikës për Serbinë nuk është drejtpërdrejt e rrezikshme”.
“Është më e rrezikshme nëse jemi të të përgatitur ose jo. Deri në vitin 2015, Vuçiq dhe Daçiq arritën të bëjnë një avansim me marrëveshjen kornizë. Që nga viti 2015 shihet një politikë e bllokimit të zbatimit të marrëveshjes. Sigurisht që Prishtina e bën këtë”, tha Janjiq.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se Kosova nuk mund të vazhdojë me dialogun, nëse Amerika nuk është në tryezë të bisedimeve. Mbi rolin e Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, kohët e fundit foli Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se që nga nënpresidenti amerikan Mike Pence marrë garanci se kjo do të ndodhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City