LAJMI I FUNDIT:

Analistët për situatën e re politike fajësojnë Zaevin

Analistët për situatën e re politike fajësojnë Zaevin

I vetmi fajtor për situatën politike është kryeministri i dorëhequr Zoran Zaev, i cili nuk i ruajti marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit, që i mbajti peng me dorëheqjen e paralajmëruar, thotë profesori universitar Jeton Shasivari.

Sipas tij, gjithçka varet nga shumica parlamentare, dhe për zgjidhjen e situatës ai tregon disa opsione, si konstatimi i dorëheqjes së Zaevit, votimi i mosbesimit ndaj Qeverisë, shpërbërja e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


Dorëheqja e Zaevit opozitës i dha mundësi për realizimin e oreksit të tyre të luftës për pushtet, thotë profesori universitar Gjorgi Tonovski. Ai vlerësoi se situata politike është katastrofale, sepse vendi po përballet me krizë energjetike, pandemi, papunësi, shpërngulje dhe në horizont janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe procese të formimit të qeverisë, që mund të zgjasë shumë..

“Mendoj se vështirë se mund të shpresojmë që një njeri ose disa njerëz, tani mund t’i përvjelin krahët në ndonjë Qeveri teknike ose në ndonjë Qeveri të re në koalicionin ekzistues se mund të ofrojnë zgjidhje në afat prej dy viteve të tejkalohen këto probleme. Mendoj se është më mirë dhe më efikase shpejtë të organizohen zgjedhje të parakohshme dhe të fillohet me një Qeveri serioze, njerëz serioz ta marrin përgjegjësinë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë”, deklaroi Gjorgji Tonovski, profesor Universitarë.

Zgjedhjet eventuale të parakohshme duhet t’i organizojë Qeveri teknike. Tonovski shton se funksionarët në atë Qeveri patjetër duhet t’i zbatojnë detyrat që vendi të mos kthehet mbrapa, e jo vetëm t’i plotësojnë vendet e funksionarëve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori