LAJMI I FUNDIT:

Analistët për incidentet në Beograd dhe Tiranë: Veprime jo normale dhe rrjedhojë e idesë për ndarje të Kosovës

Analistët për incidentet në Beograd dhe Tiranë: Veprime jo normale dhe rrjedhojë e idesë për ndarje të Kosovës

Me incidente të shkaktuara nga pala serbe janë përcjellur Samiti i Dytë Dixhital i vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Beograd dhe konferenca ministrore për Ballkanin Perëndimor “Veprimi Rajonal i Klimës në Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt në Tiranë, ku po merrnin pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.

Në Samitin e Dytë Dixhital të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Beograd, gjatë fjalimit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe përfaqësuesit nga ICK (Inovation Center Kosovo) Shpend Lila, një femër nga publiku ka ndërprerë fjalimet e tyre duke thënë se ‘Kosova nuk mund të quhet shtet”.

Ndërsa, në samitin për “Klimën në Ballkanin Perëndimor’, pala serbe dhe OKB-ja nuk e kanë pranuar Kosovën në tryezë me të drejta të plota, si dhe protokolli që ka diktuar OKB-ja caktonte se shteti i Kosovës duhet të ishte e përfaqësuar nga sigla e UNMIK-ut.

Këto incidente si dhe incidentet që kanë ndodhur më herët, njohësit e këtyre rrethanave në pronocimet e tyre për Telegrafin, i kanë vlerësuar si veprime jo normale, të cilat janë rrjedhojë e idesë për ndarje të Kosovës, si dhe pasojë e dialogut Kosovë-Serbi.

Politologu Ramush Tahiri, ka thënë se të gjitha incidentet janë pasojë e marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për mënyrat e paraqitjes dhe të pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare.

“Pra Republika e Kosovës përfaqësohet me Kosovo dhe asteriks  në fund të emrit, pra sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB.  Atëherë ishte thënë se kjo është fjollë bore që shkrihet shpejtë … Por që duket se nuk po ndodhë kështu. Kur po ndodhë rasti që Kosova dëshiron të prezantohet nën emrin e saj kushtetues Republika e Kosovës, atëherë po ndodhë kundërshtimi i Serbisë, dhe Kosova po duhet ta lëshojë takimin ose të pranojë emërtimin me asteriks. Kështu ndodhi edhe në Tiranë kur ministri i Shqipërisë në shenjë solidarizimi e lëshoi takimin të cilin vet e kishte thirr dhe ishte organizator, por vendet e tjera vazhduan takimin. Me herët kështu kishte ndodhi edhe në takimin e CEFTA -as në Prishtinë”, ka thënë Tahiri për Telegrafin.

Skandal: Ndërpritet fjalimi i përfaqësuesit të ICK-së në Beograd, ‘Kosova nuk mund të quhet shtet’ (Video)
Lexo po ashtu Skandal: Ndërpritet fjalimi i përfaqësuesit të ICK-së në Beograd, ‘Kosova nuk mund të quhet shtet’ (Video)

Sipas tij, Serbia mos pranimin e Kosovës si shtet të pavarur e ka si politikë nacionale.

“Kosova po e akuzon Serbinë që nuk po e pranon realitetin dhe nuk po e pranon Kosovën si shtet dhe që po e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që Serbia nuk po e mohon. Përkundrazi, po thotë se e ka politikë nacionale mos pranimin e pavarësisë së Kosovës si akt të shpallur njëanshëm, u shpreh Tahiri.

Tahiri tha se Kosova ka dështuar në dialogun e Brukselit, pasi në marrëveshjet me Serbinë, Kosova e ka vendos juridikisht në mëdyshje shtetësinë e saj duke i dhënë një rol e status të veçantë Serbisë.

“Kosova e ka ri aktualizuar Rezolutën 1244, duke mos e shfrytëzuar fare mendim – vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila e dëshmoi se shpallja e pavarësisë ishte e drejtë dhe në harmoni me ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare dhe nuk është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe nuk ishte akt i njëanshëm”, vlerësoi Tahiri

Ndërsa, analisti Belul Beqaj theksoi se të gjitha veprimet abnormale që kanë ndodhë, duke përfshirë edhe incidentin në Tiranë janë rrjedhojë e idesë për ndarje të Kosovës.

Incidenti Kosovë-Serbi, ministri Matoshi tregon çka ndodhi në Samit
Lexo po ashtu Incidenti Kosovë-Serbi, ministri Matoshi tregon çka ndodhi në Samit

“Ngase, vrasja e Oliver Ivanoviqit, ‘treni serb’, presioni ndaj pjesëtarëve të FSK-së, deportimi i Gjuriqit, Interpoli, çnjohjet e shtetit të Kosovës… Krejt këto janë  ‘argumente’ se serbët dhe shqiptarët nuk mund të  jetojnë bashkë. Prandaj nëse nuk  bëhet ndarja mes tyre vazhdimisht do të kemi  shkak për casus beli (shkak për luftë)”, ka thënë Beqaj për Telegrafin.

Ndryshe për incidentin në Beograd ka reaguar të premten edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Serbia, loboi sërish kundër shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Pacolli: Serbia sërish me agresivitet kundër Kosovës, i shqetësuar për ngjarjen që ndodhi në Samitin Digjital në Beograd
Lexo po ashtu Pacolli: Serbia sërish me agresivitet kundër Kosovës, i shqetësuar për ngjarjen që ndodhi në Samitin Digjital në Beograd

Ministri i MPJ-së, Pacolli ftoi Bashkimin Evropian që ta disiplinoj Serbinë, përndryshe Kosova në të ardhmen nuk do të marr pjesë në konferenca të këtij lloji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori