Kuvendi i Kosovës edhe pse ka provuar të mbajë katër vazhdime të seancës konstituive, deri tani nuk ka arritur të zgjedhë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët.
Deri te bllokada e zgjedhjes së organeve udhëheqëse të Kuvendit ka ardhur si pasojë e mungesës së kuorumit, pasi që deputetët e koalicionit PAN nuk po marrin pjesë në seanca.
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci, të mërkurën pas një takimi konsultativ me shumicën e partive politike, caktoi datën 24 gusht për vazhdimin e seancës.
Deri më tash, asnjë nga partitë politike nuk ka refuzuar caktimin e kësaj date për vazhdimin e seancës, por kanë vazhduar duke akuzuar njëri-tjetrin për bllokim të institucioneve të vendit.
Duke marrë parasysh bojkotimin e kësaj seance nga deputetët e PAN-it dhe mundësisë së ripërsëritjes të një veprimi të tillë edhe më 24 gusht, analistët thonë që PAN nuk bënë ta përsërit të njëjtin veprim, pasi që kjo do të nënkuptonte zvarritje të procesit të formimit të institucioneve.
“PAN ka paralajmëruar se do të shkojë në seancë dhe duhet pritur që ashtu do të ndodhë. Nëse PAN nuk shkon në seancë, datën e mbajtjes së të cilës e ka kërkuar vetë, atëherë vetëm sa zyrtarizohet loja e rrezikshme e këtij koalicioni, i cili duket të jetë i interesuar të zvarrisë, e jo të jep zgjidhje për krizën politike”, ka thënë për Telegrafin, analisti Imer Mushkolaj.
Mushkolaj ka theksuar se “po që se bllokada vazhdon, atëherë duhet kërkuar një mendim juridik nga Gjykata Kushteteuse se si të veprohet tutje”.
Në anën tjetër Albert Krasniqi nga KDI la thënë se këto veprime janë tregues i nivelit të ulët të përgjegjësisë publike dhe mungesës së maturisë politike. Në këtë drejtim, është edhe mospjesëmarrja e koalicionit PAN në seancën konstituive.
“Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga data e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, institucionet e reja shtetërore ende nuk janë konstituuar. Mos gatishmëria e partive politike për të dal mbi interesat e liderëve të tyre, në radhë të parë, por edhe mbi ato partiake, në radhë të dytë, po bëhen pengesa kryesore”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.
Ai ka shtuar se mungesa e përkrahjes nga shumica parlamentare ka bërë që t’i shmangen obligimeve të tyre kushtetuese duke mbajtur peng krijimin e institucioneve të reja.
I pyetur rreth mundësisë së bojkotimit të sërishëm të seancës nga deputetët e PAN-it, Albert Krasniqi theksoi se nuk ka ndonjë mekanizëm që detyron deputetët të vijnë në seancë, përkundër që ka një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese përmes së cilës deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë “për”, “kundër” ose të “abstenojnë”.
“Normat tjera juridike parashohin mungesën e deputetëve në seancën konstitutive, pasi në rast të mungesës betimin mund ta bëjnë në seancën e radhës. Dhe po ashtu, deputetët mund të mungojnë deri në gjashtë muaj pa arsye dhe të mos humbin mandatin. Edhe nëse mungesa e deputetëve në seancën konstituive mund të interpretohet si shkelje kushtetuese, nuk parashihet ndonjë masë sanksionuese”, u shpreh Krasniqi.
Sipas tij, zgjidhja e duhur për kalimi e kësaj bllokade do të ishte arritja e një konsensusi, pasi që asnjëra prej partive politike nuk e ka shumicën e nevojshme parlamentare për t’i formuar e vetme institucionet.
” Nëse PAN nuk arrin të marrë përkrahjen për kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit, zgjidhja logjike është që ta zëvendësoj me një kandidat tjerë të pranueshëm. Në anën tjetër, zgjidhja do të ishte më e qartë nëse VV dhe LAA do të kishin një marrëveshje për bashkëqeverisje”, tha Krasniqi duke shtuar se kësisoj, do të mbanin më të konsoliduar kontingjentin e deputetëve të tyre, duke mos ju dhënë shkas që të kalojnë në krahun tjetër.
Krasniqi theksoi se sigurimi i shumicës parlamentare nga VV dhe LAA, së bashku me deputetë të komuniteteve jo shumicë, ju mundëson që fillimisht të votojnë cilindo kandidat për kryetar të Kuvendit të propozuar nga PAN, dhe më pastaj pastaj të formojnë Qeverinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën