LAJMI I FUNDIT:

Analistët njëzëri: Aderimet në prag të zgjedhjeve i ngjajnë “pazarit”

Analistët njëzëri: Aderimet në prag të zgjedhjeve i ngjajnë “pazarit”

Analistët në “Debat Plus” kanë komentuar aderimet e ish-kolegëve të tyre në parti politike.

Imer Mushkolaj ka thënë se është e drejtë e çdokujt që të aderojë në subjekte politike dhe madje sipas tij kjo është një gjë e guximshme.


Por sipas Mushkolajt në këto aderime ekziston një problem.

“Problemi i vetëm me këto aderime është koha kur ndodhin aderimet, pasi i ngjan një pazari të madh në prag të zgjedhjeve. Ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e subjekteve politike e kanë tërë kohën në dispozicion për të aderuar në parti. Ata që aderojnë duhet të tërhiqen një kohë në mënyrë që të bëhen pjesë e politikës”, tha Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Ilir Mirena thotë se aderimet në prag të fushatave zgjedhore le shijen e keqe të një pazari të vonshëm.

“Por është e logjikshme pse ndodhin aderimet pasi subjekti tregon njëfarë fuqie kur merr një personalitet të caktuar”.

Hana Xhemajli thotë se shumë analistë ambicien politike personale e kanë fshehur nëpër studio televizive.

“Periudha kohore kur aderimet vijnë po i irriton njerëzit. Por nuk është e drejtë të dallohen njerëzit se në cilën parti po aderon…Kontributi do të ishte shumë më i madh ën parti nëse ata do të aderonin në parti gjashtë muaj më herët. Problemi është se këta njerëz kur po i humbin zgjedhjet dhe po i kthehen jetës normale po e kanë të vështirë”.

Donika Emini njëjtë si panelistët tjerë mendon se aderimi në momentet e fundit po konsiderohet si pazar.

“Analistët po futen në parti kur partia e kupton se ata mund t’iu sjellin votat pasi kanë një nivel të mirë të popullaritetit. Mirëpo aderimet më të shpeshta po bëhen te partitë që janë më afër pushtetit. Në LDK po shohim se ka pak aderime, në PDK diçka më shumë ndërsa në LVV ka më shumë aderime se po shihet më afër pushtetit”.

Visar Ymeri thotë se janë disa probleme në aderimet që po ndodhin në subjekte politike.

“Brenda partive politike ka edhe aderime tjera pos fytyrave publike, por atyre nuk po iu jepet publicitet sikur figurave tjera…Problematike është se politikanët e së ardhmes po krijohen nga studiot televizive e jo nga fushat e nevojshme”.

Avdi Smajljaj thotë se aderimet pak para zgjedhjeve edhe pse janë të ligjshme, politikisht nuk janë të ndershme.

“Është sjellje politike jo parimore. Aderimi në momentin e fundit e dëmton vetë kandidatin dhe demokracinë e brendshme ta partive politike. Ka njerëz që janë zvarritur rrugëve apo kanë kontribuar në forma të ndryshme në subjekte politike, dhe vjen dikush tjetër dy ditë para zgjedhjeve dhe bëhet kandidat”, tha ndër të tjera Avdi Smajlaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori