LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Kthimi i serbëve në Kosovë të mos përdoret për qëllime politike

Analistët: Kthimi i serbëve në Kosovë të mos përdoret për qëllime politike

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, synon që t’i kthejë në Kosovë mbi 19 mijë serbë, të cilët jetojnë në territorin e komunës së Kralevës, duke u premtuar atyre shtëpi, punë dhe siç ka thënë ai “kthimin e pronave të uzurpuara”.

Mirëpo, analistët vendor vlerësojnë për Telegrafin se deklarata të tilla nuk duhen bërë për qëllime dhe strategji politike.


Avni Islami, njohës i çështjes së sigurisë ka thënë se deklarata e zëvendëskryeministrit Stojanoviq, është deklaratë politike dhe presion ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, Serbia nuk po gjen forma dhe mënyra për ta destabilizuar Kosovën.

“Është e vërtet se institucionet e Kosovës kanë aftësi dhe mundësi reale për sigurinë e çdo qytetari në Kosovë. Por duke e ditur gjendjen e rëndë ekonomike, sociale dhe për shkak të kontradiktave brenda vet subjekteve politike të Kosovës dhe në një farë forme në këtë kohë ku është dhe një bllokim i institucioneve vendore, serbët dëshirojnë që t’iu  bëjnë presion sa më shumë institucioneve të Kosovës në mënyrë që në rrafshin diplomatik jashtë vendit dhe brenda shtetit të Kosovës, serbët të përfitojnë sa më shumë terren dhe hapësirë në mënyrë që Kosova të jetë sa më pak funksionale”, u shpreh Islami.

Ai tha se nuk është problemi tek siguria, pasi në Kosovë sipas tij ka siguri të mjaftueshme, mirëpo problemi kryesor është gjendje ekonomike.

“Problemi është ekonomia e jo siguria e tyre, pasi niveli i sigurisë në Kosovës është i mirë. Për shkak të gjendjes ekonomike, ata do të bëheshin barrë për Kosovën. Pse Stojanoviq nuk kërkoi kthimin në pronat e shqiptarëve të Mitrovicës së Veriut? Pra kjo është drejtpërdrejt presion politik ndaj institucioneve të Kosovës”, shtoi tutje Isami për Telegrafin.

Ai gjithashtu tha se gjithçka është e koordinuar dhe e sinkronizuar nga serbët.

“Deklaratat e Goran Rakiq për ndërprerjen e punimeve tek rrethrrotullimi në veri, pastaj tendenca e djegies së shkollës në ‘Kodër të Minatorëve’, e tash kthimi i 19 mijë serbëve në Kosovë, të gjitha këto duken që janë çështje të sinkronizuara dhe përbëjnë presion ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se serbët kanë të drejtë të kthehen në pronat e tyre dhe për ta duhet krijuar siguri.

Sipas tij, nëse nuk ka siguri kthimi i tyre është i pamundur.  “Pra, duhet të shihet nëse kthimi i tyre është i mundur praktikisht, e jo që kjo të keqpërdoret për qëllime politike. Natyrisht, me serbët që kanë kryer krime duhet të merren organet përgjegjëse”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërkaq, sipas regjistrimit të para tri vjetëve në Kralevë të Sebisë jetojnë 19.867 serbë të zhvendosur  nga Kosova.

Ndryshe, një përpjekje për kthim të serbëve ka ndodhur edhe në Lubozhdë të Istogut, ku muaj më parë janë kthyer 13 serbë, kryesisht njerëz të vjetër, kryefamiljarë të 13 familjeve.

Mirëpo, kthimi i tyre ka hasur në kundërshtim të banorëve shqiptarë të këtij fshati, pasi që ata në mesin e të kthyerve e kanë njohur një prej autorëve të vrasjeve të shumë shqiptarëve të Istogut, i cili sipas banorëve shqiptarë të Lubozhdes, “ka qenë komandant i Stacionit të Policisë në Rakosh dhe ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i vrasjes së civilëve shqiptarë të Kërninës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori