LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Kosova ka pak për çfarë të festojë në 20-vjetorin e çlirimit

Analistët: Kosova ka pak për çfarë të festojë në 20-vjetorin e çlirimit

Në dekadën e dytë të çlirimit të saj, Kosova nuk ka shumë arsye për çka të krenohet dhe të festojë. Pavarësisht se kanë kaluar 20 vjet nga çlirimi, qytetarët e Kosovës po gjejnë vende tjera alternative për të jetuar.

Analisti politik, Behlul Beqaj, thotë se derisa para dy dekadave qytetarët e Kosovës ishin të detyruar të boshatisin vendin për shkak të sulmeve serbe, sot janë të detyruar të veprojnë njëjtë për shkak të udhëheqësve të vendit.


“Fatkeqësisht ne pas 20 viteve jemi në situatë që të përjetojmë një boshatisje të Kosovës, për shkaqe tjera, jo tash për shkak të dhunës serbe, por për shkak të mos gjeturisë, mos aftësisë, pa ndershmërisë së lidershipit politik, i cili nuk krijoi parakushte ekzistenciale që së paku rinia, e cila duhet të jetë shtytja, lokomotiva e shtetndërtimit të mos kërkojë zgjidhje jashtë Kosovës, por të kërkojë hapësirë në shtetndërtimin, dhe se fakti që shumica prej tyre po e boshatisin Kosovën, kemi të drejtë dhe nuk kemi shumë arsyeje që të festojmë”, thotë  Beqaj.

Beqaj thotë se në 20 vjetorin e lirisë, Kosovës po i kontestohet edhe shtetësia dhe për këtë bën fajtorë liderët  e vendit.

“Kosova është në udhëkryq të shkojë përpara pa këtë lidership, i cili e ka kontestuar vet shtetin dhe po i konteston gjithë ato krime, për faktin se ia ka dhënë hapësirën Serbisë për këtë. Dhe të krijohet një hapësirë e re në sipërfaqe të del një lidership politikë i ri, i cili nuk i ka ngarkesat nga e kaluara dhe nuk është ngrit as mbi ligjin, as mbi shtetin, por është në funksion të shtendërtimit dhe interesave të mirëfillta të qytetarëve dhe shtetasve të Kosovës”, shton Beqaj.

Sa i përket vizitës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright, Beqaj thotë se duhet të vlerësohet kontributi i tyre, por sipas tij Kosova nuk obligohet që të bëhet servil, edhe në rastet e përpjekjeve të cilat e dëmtojnë shtet ndërtimin e Kosovës.

Ndërsa për Krenar Shalën, ardhja e miqve amerikanë për të festuar 20 vjetorin është një lajm i mirë, sepse Kosova pas shpalljes së Pavarësisë, nuk ka qenë më në agjendë ndërkombëtare.

“Prej kur është shpallur Pavarësia e Kosovës, pra që 11 vite, rastet janë të rralla, kur vijnë delegacione të rëndësishme për të vizituar Kosovën. Njëra ndër arsyet është për shkak se nuk është në agjendë ndërkombëtare çështja e Kosovës dhe e dyta është për shkak të zhgënjimit që ka bashkësia ndërkombëtare lidhur me ecurinë e zhvillimeve politike, ekonomike në Kosovë”, thotë Shala.

Ndërsa si arsye të vetme që mund të festojnë qytetarët e Kosovës, sipas Shalës janë sukseset në sport.

Para 20 vitesh, më 12 qershor të vitit 1999 ushtarët e NATO-s kanë hyrë në Kosovë pas 78 ditë bombardime nga ajri.

Pas hyrjes së NATO-s filloi edhe largimi i forcave serbe nga Kosova. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Lajme
Kalo në kategori