LAJMI I FUNDIT:

Analistët japin opinionet e tyre se cilat komuna fitohen nga partitë pa balotazh

Analistët japin opinionet e tyre se cilat komuna fitohen nga partitë pa balotazh

Derisa tashmë ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, analistët kanë filluar të bëjnë parashikimet e para.

Në “Debat Plus” panelistët kanë dhënë parashikimet e tyre në lidhje me komunat që shkojnë pa balotazh.


Ylli Hoxha thotë se do të dëshironte sa më pak komuna të shkojnë pa balotazh pasi sipas tij është më demokratike që qytetarët t’i filtrojnë sa më shumë kandidatët.

“Dëshira ime është që të kemi sa më shumë gara me balotazh në mënyrë që qytetarët edhe pas përzgjedhjes së parë të kenë të drejtën e përzgjedhjes së dytë sepse do të ishte më demokratike. Megjithatë disa komuna do të shkojnë edhe pa balotazh. Në shumë prej komunave do të ketë garë interesante dhe vështirë e parashikueshme. LVV është favorite në zgjedhje por kjo nuk i jep garanci se nëse nuk i kanë bërë mirë përzgjedhjet fitojnë komunat”.

Nga ana tjetër Vehbi Kajtazi thotë se është shumë i sigurt se në komunat serbe Lista serbe do të fitojë zgjedhjet pa balotazh, derisa ka dhënë parashikimin edhe për komunat shqiptare.

“Nga komunat shqiptare mund të jap parashikimin për Istogun prej edhe nga vij. Në Istog mund të them se fiton pa balotazh LDK me kandidatin e  saj Ilir Ferati. Peja shkon pa balotazh. Fiton LDK në Pejë. AAK ja ka huq me kandidatin në Pejë. Deçani shkon pa balotazh për AAK-në. Suhareka nuk ka balotazh. Kaçaniku mund te shkojë pa balotazh pasi kryetari ka punuar mirë. Ferizaji, Shtimja, Lipjani, Fushë Kosova shkojnë pa balotazh. Gjasa ka edhe Obiliqi të shkojë pa balotazh”.

Zgjim Hyseni nga PSD thotë se LVV, ka gabuar me kandidaturat e përzgjedhura për komuna.

Ai thotë se menaxhimi i pandemisë mund të ketë ndikim te LVV-ja sidomos në Prishtinë.

“Mënyra se si LVV ka vendosur për kandidaturat lë shumë për të dëshiruar. Dikush që qeveris me 50% të votave nuk është në gjendje të gjejë kandidatë të denjë për kryetarë të komunave”.

Ilir Mirena thotë se balotazhi në shumë raste është i padrejtë për kandidatët.

“Kemi parë raste kur kandidatët në raundin e  parë kanë qenë shumë larg  tjetrit dhe me makinacione të ndryshme të bëjnë përmbysjen e rezultatit. Ai që është i pari po detyrohet të bëjë pazare me kandidatët tjerë…LVV ka gabuar me kandidatët dhe kjo garë do t’i ngjajë garës së vitit 2017. Unë mendoj se Peja shkon pa balotazh. Votat e PDK-së tashmë do të shkojnë në Pejë për LDK-në. Vushtrrinë besoj se LDK e fiton pa balotazh pasi LVV ka pasur përçarje. AAK qëndron mirë në Istog, Rahovec. Deçanin e fiton pa balotazh”.

Gazmir Raci thotë se LVV e ka të padiskutueshme fitoren në kryeqytet.

“LDK fiton në Istog pa balotazh edhe për shkak të kandidatit. LDK po ashtu mban pa balotazh Fushë Kosovën dhe Vitinë. PDK e merr Ferizajn pa balotazh. AAK merr Deçanin, Junikun dhe Suharekën pa balotazh. LVV merr Prishtinën pa balotazh”.

Arton Demhasaj ka mendime tjera për komunat që fitohen pa balotazh.

“LVV ka gjasa të fitojë pa balotazh në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë. LDK nuk e fiton Pejën pa balotazh pasi nuk dihet nga shkojnë votat e PDK-së. Në Istog Ilir Ferati ka kundërshtarë të fortë në Istog. AAK pos Deçanit pa balotazh mund të fitojë edhe Rahovecin dhe Suharekën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori