LAJMI I FUNDIT:

Analistët flasin për letër-këmbimet e Thaçit dhe Kurtit, i quajnë humbje kohe e tentativë për demonstrim të fuqisë

Analistët flasin për letër-këmbimet e Thaçit dhe Kurtit, i quajnë humbje kohe e tentativë për demonstrim të fuqisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi më 6 janar priti në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, takim ky që nuk zgjati më shumë se 10 minuta. Pas këtij takimi, komunikimi ndërmjet presidentit Thaçi dhe liderit të LVV-së, Kurti lidhur me emrin për mandatarin për kryeministër vazhdoi përmes letrave.

Por, këmbimi i letrave Thaçi-Kurti nga analistët politik po cilësohet si humbje kohe.


Analisti politik, Belul Beqaj në një prononcim për Telegrafin tha se këto letra janë spin racional politik dhe medial, pasi ata nuk kanë fuqi të marrin vendimet që presin qytetarët.

“Letër këmbimet mes Thaçit e Kurtit i vlerësoj si humbje kohe dhe spin jo racional politik dhe medial në pa fuqi të ndërmarrjes së vendimeve shumë të pritura në interes të qytetarëve”, tha Beqaj.

Në lidhje me këto letër-këmbime ka folur edhe Eugen Cakolli nga KDI-ja.

Cakolli tha se presidenti po vepron brenda kornizës kushtetuese, ndërsa sipas tij, ajo që vërehet në këto letra janë mos-pajtimet e thella që kanë presidenti Thaçi dhe Kurti.

“Sa i përket letër këmbimeve, presidenti është duke vepruar brenda kornizës kushtetuese. Por, këto letra kanë vënë në pah mos-pajtimet e thella që këta të dy kanë. Këto letra kanë qenë tentativë për demonstrimin e fuqisë politike nga të dyja palët”, tha Cakolli për Telegrafin.

Komunikimi përmes letrave me presidentit Thaçi dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti kishte filluar kur Thaçi përmes për një ftese publike kishte thirrur Kurtin për takim në zyrën e tij.

Pasi Kurti e refuzoi dy herë ftesën e presidentit, shkroi një letër tjetër ku caktoi datën 6 janar për takim në Presidencë.

Edhe pse takimi u mbajt më 6 janar, ai zgjati vetëm disa minuta.  

Sipas Kurtit, Thaçi gjatë takimit kishte kërkuar që sa më shpejt të formohet Qeveria, ndërsa Kurti tha se sa më shpejt që të jetë e mundur do ta dërgojnë një shkresë ku do ta propozojnë kandidatin për kryeministër, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në anën tjetër, Thaçi pas këtij takimi tha se i ka dhënë kohë Kurtit 48 orë që të propozonte kandidatin apo kandidaten për postin e kryeministrit nga partia e tij, e cila doli fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Thaçi me letër të re për Kurtin: Më njoftoni sa më parë a do ta formoni Qeverinë, apo do të hiqni dorë
Lexo po ashtu Thaçi me letër të re për Kurtin: Më njoftoni sa më parë a do ta formoni Qeverinë, apo do të hiqni dorë

Kurti mohoi që Thaçi gjatë takimit kishte përmendur një afat kohor për këtë çështje, duke vazhduar  takimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pasi në Presidencë nuk u dërgua një shkresë me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kandidatin për kryeministër, Thaçi më 10 janar, i shkroi përsëri një letër liderit të LVV-së, ku kërkonte nga Kurti të formonte Qeverinë apo të hiqte dorë.

Kurti i shkruan presidentit Thaçi: Mesazhi juaj ishte paralajmërim kërcënues
Lexo po ashtu Kurti i shkruan presidentit Thaçi: Mesazhi juaj ishte paralajmërim kërcënues

Kësaj letre, Kurti iu përgjigj sot. Mëngjesin e së hënës Lëvizja Vetëvendosje bëri publike letrën që ia ka dërguar Thaçit. LVV këtë letër e vlerësoi si mesazh kërcënues dhe ndërhyrje e paragjykim të procesit të formimit të institucioneve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori