LAJMI I FUNDIT:

Analistët e konsiderojnë shqetësuese krizën politike në kohën e pandemisë së coronavirusit

Analistët e konsiderojnë shqetësuese krizën politike në kohën e pandemisë së coronavirusit

Ende pa i bërë dy muaj qeverisje së bashku, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike janë duke përjetuar krizë politike, madje LDK ka deklaruar se do të dalin nga koalicioni qeverisës dhe se do të nisin një mocion të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se arsyeja e daljes nga koalicioni është qëndrimi i kryeministrit, Albin Kurti, për taksën 100 për qind dhe shkarkimi i Agim Veliut nga posti i tij si ministër i Punëve të Brendshme.

“Këto probleme politike në kohë të pandemisë së coronavirusit janë shumë shqetësuese për qytetarët”, kanë deklaruar për Telegrafin analistët politikë.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se edhe në kohëra të pandemisë botërorë, partitë politike dhe krerët e institucioneve nuk po arrijnë të shohin përtej kalkulimeve politike, duke lënë si çështje dytësore mirëqenien e qytetarëve.

“E gjithë bota është duke bërë thirrje për qetësi te qytetarët për ta bërë sa më të lehtë për qytetarët kalimin e kësaj pandemia, ndërsa në Kosovë ne jemi duke u përballur me krizë politike e cila po na shqetëson të gjithë ne. Paralajmërimi i kësaj krize erdhi nga presioni i vazhdueshëm amerikan për të hequr taksën pa kushte dhe pa vendosur masat e reciprocitetit, përçarjet në mes të partnerëve të koalicionit lidhur me këtë kërkesë, roli i presidentit Thaçi në negociatat me Serbinë dhe pozicionimi i zyrtarëve të lartë të LDK-së, me kërkesën e presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që u interpretua si pozicionim politik në anën e presidentit Thaçi kundër kryeministrit Kurti”, u shpreh Krasniqi.

Sipas Krasniqit, kriza politike ishte e paralajmëruar.

“E them që ishte krizë politike e paralajmëruar sepse mungoi në çdo moment gatishmëria për konsensus politik, për politik-bërje serioze pasi në çdo moment pamë si krerët institucional, partitë politike vunë në radhë të parë interesin e tyre partiak e politik.  Kjo krizë politike ndërlidhet me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ku duket qartazi që kryeministri Kurti nuk është i interesuar të nënshkruaj një marrëveshje të negociuar tashmë nga presidenti Thaçi, por kërkon një proces të ri të dialogut ku kryenegociator do të jetë ai dhe do të ketë fuqinë për të vendosur mbi parametrat e kësaj marrëveshjeje së bashku me institucionet e tjera dhe pjesë e së cilës është dhe BE. Ndërsa në anën tjetër, qëndron procesi i filluar nga SHBA-të me presidenti Thaçi i cili është i gatshëm të nënshkruaj një marrëveshje nën ndërmjetësimin e tyre, marrëveshje të cilën është tashmë duke e negociuar me presidentin e Serbisë në takimet e mbajtura në vazhdimësi. Heqja e taksës po shihet si hap drejtë marrëveshjes apo pengesë drejtë marrëveshjes dhe SHBA-të janë të qarta në kërkesën e tyre që taksa duhet të hiqet për tu arritur kjo marrëveshje”, shtoi ajo.

Krasniqi tha se shkarkimi i Agim Veliut ishte vetëm përshpejtim i krizës politike.

“Agim Veliu është në këtë rast është vetëm shkaku i përshpejtimit të krizës politike të paralajmëruar që nga paraqitja e masave të kryeministrit Kurti rreth taksës, masa të cilat nuk morën mbështetjen e LDK-së, duke pasur parasysh kërkesën e SHBA-ve. Krizë e cila u mendua që do shtyhej derisa vendi është duke u përballur me një krizë më të madhe sesa interesat e ngushta të partive politike – atë të një pandemie globale që ka paralizuar funksionimin normal të gjithë botës. Por me sa duket, në rastin e Kosovës politika ditore, interesat personale politike dhe figurat politike brenda partive politike i mbizotërojnë përballjes me pandemi botërore”, pohoi ajo.

Ndërsa në anën tjetër, Visar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillim (D4D), tha se zgjedhjet janë gjëja e fundit që i duhen Kosovës.

“LVV-së dhe LDK-së iu deshën më shumë se tre muaj për të arritur koalicionin qeverisës. Edhe pse janë bërë rreth shtatë javë që nga krijimi i Qeverisë, Kosova po ballafaqohet me sfida të ndryshme përfshirë këtu epideminë COVID-19. Gjëja e fundit që i duhet Kosovës tani janë zgjedhjet”, deklaroi Xhambazi për Telegrafin.

Ndër tjera, ai tha se politikanët duhet të tregojnë maturi politike dhe unitet në mënyrë që të mos hapin panik tek qytetarët në kohë krize.

“Qeveria duhet të ketë parasysh se në diskutim janë siguria dhe shëndeti i qytetarëve të Kosovës, prandaj është e domosdoshme që partnerët e koalicionit qeverisës të mbajnë një takim dhe të shohin për mundësinë e evitimit të zgjedhjeve të reja”, u shpreh ai.

Ndryshe, deri më tani mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë janë deklaruar se do ta mbështesin AAK dhe Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re.

Për rrëzimin e Qeverisë duhen 61 vota./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori