LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Deklarata e partive shqiptare nuk është akt armiqësor (Video)

Analistët: Deklarata e partive shqiptare nuk është akt armiqësor (Video)

Programi qeveritar i prezantuar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në masë të madhe tregon se Platforma e partive shqiptare nuk mund ta prishë karakterin unitar të Maqedonisë – theksuan një pjesë e ekspertëve në emisionin “360 gradë”. Sipas analistit Ibrahim Mehmeti Platforma është një lloj kompromisi mes partnerëve qeveritar dhe jo një akt armiqësor. Mendim të ngjashëm ka edhe Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci, njofton Alsat-M.

“Mendoj se fusha e frikësimit të qytetarëve se kjo Platformë do të bënte diçka që do ta vinte në pikëpyetje karakterin unitar të vendit është ulur ndjeshëm”, – deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci.


Për dygjuhësinë në monedha dhe bankënota si dhe në uniformat e forcave të sigurisë, për çka u ngrit shumë pluhur në opinion Troshanovski beson se për këtë çështje fjalën e fundit do ta kenë institucionet, dhe jo partitë.

Ekspertët konstatuan se nuk mundet të parashikohet saktësisht rezultati përfundimtar i situatës, por theksojnë se një hap i madh drejt një fundi të qetë do të ishte një dialog ku partitë nuk do të këmbëngulnin në qëndrimet e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori