LAJMI I FUNDIT:

Analistë thonë se vendimi i Haradinajt për ta shpallur shtetasin rus person ‘Non Grata’, është legal dhe legjitim

Analistë thonë se vendimi i Haradinajt për ta shpallur shtetasin rus person ‘Non Grata’, është legal dhe legjitim

Në aksionin policor i cili u zhvillua të martën në veri të vendit, u arrestua shtetasi rus Mikhail Krasnoshchenkov, i cili thuhet se është punëtor i UNMIK-ut.

Pas arrestimit dhe me pastaj lirimit të tij, kryeministri Haradinaj doli me një vendim duke e shpall shtetasin rus person Non Grata (i padëshirueshëm), për të cilin tha se ishte spiun i kamufluar, si punëtor i OKB-së.


Në lidhje me këtë vendim ka reaguar, Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka thënë se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet.

Por analistët e kësaj fushe për Telegrafin kanë vlerësuar se veprimi i kryeministrit është legal dhe legjitim, pasi Qeveria e Kosovës ka të drejtë të kërkojë të largohen personat e caktuar që veprojnë kundër interesave të Kosovës.

Politologu Ramush Tahiri theksoi se në këtë rast të dyja palët kanë të drejtë.

Sipas tij, nëpunësit e OKB-së kanë imunitet diplomatik dhe se nuk mund të merren procedura ndaj tyre, mirëpo edhe Qeveria e Kosovës ka të drejtë të largoj personat e huaj që nuk sillen konform ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Në këtë rast duket që secili ka të drejtë. Qeveria e Kosovës ka të drejtë të kërkoj të largohen personat e caktuar që veprojnë kundër interesave të Kosovës dhe që janë shtetas të huaj sepse nuk sillen konform normave dhe kodeve dhe nuk respektojnë ligjin dhe Kushtetutën. Personi në fjalë dyshohet se iu ka ndihmuar serbëve lokal në barrikadim dhe në pengimin e aksionit të policisë. Si i tillë është arrestuar në flagrancë së bashku me qytetarët tjerë të Kosovës të cilët kanë marr dënime mandatorë ose janë në procedurë për tu dënuar për pengimin e aksionit të Policisë. Ndërsa një procedurë e tillë e cila është me argumente dhe e filmuar ndaj këtij nënpunësi nuk mund të ndërmirret sepse ai ka imunitet diplomatik dhe sepse misioni i OKB ka imunitet diplomatik. Fatkeqësia e misioneve ndërkombëtare siç është kjo e UNMIK-ut ose EULEX janë të tilla që nuk mund të marrin masa ndaj tyre. Por mund të ndërprenë bashkëpunimin ose t’i kërkojnë misionit që të ndërmerr masa dhe ta largojnë personin”, ka thënë Tahiri.

Haradinaj thotë se shtetasi rus i arrestuar në veri, ishte spiun i kamufluar si punëtor i OKB-së
Lexo po ashtu Haradinaj thotë se shtetasi rus i arrestuar në veri, ishte spiun i kamufluar si punëtor i OKB-së

Edhe analisti politik Belul Beqaj potencoi se në Kosovë janë në fuqi dy dokumente, Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Rezoluta 1244 e UNMIK-ut.

Beqaj tha se zyrtarët e UNMIK-ut kanë imunitet juridik të cilën e kanë shfrytëzuar në disa raste penale, mirëpo në anën tjetër siç tha ai Kosova e ka infrastrukturën legale dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nuk e ka kontestuar të drejtën e pavarësisë, prandaj veprimi i kryeministrit është legal dhe legjitim.

“Dihet mirëfilli se në Kosovë (Kushtetuta  dhe Rezoluta 1244 e UNIMIK-ut) janë  në fuqi formale dy dokumente  edhe pas  shpalljes së pavarësisë dhe aprovimit të Kushtetutës së Kosovës. Kundruar nga ky këndë, e vërtet është se zyrtarët e UNMIK-ut, lege artis kanë imunitet juridik, të cilën gjë e kanë shfrytëzuar në disa raste penale deri me sot … Në anën tjetër, Kosova e ka rrumbullakuar  infrastrukturën  legale dhe GJND  nuk e ka kontestuar të drejtën e pavarësisë, prandaj veprimi i kryeministrit është legal dhe legjitim”, tha ai.

Siç u shpreh tutje Beqaj, ky është një moment kundërthënës dhe argument plus që Rezoluta 1244 të dërgohet në histori.

“Kjo pasi zyrtari rus është zënë corpus delicti dhe pavarësisht  nga imuniteti që ai e ka, është  keqpërdor detyra zyrtare duke rrezikuar besimin e misionit të UNMIK-ut, në Kosovë  që vazhdimin e Rezolutës 1244, e bënë të panevojshëm dhe të dyshimtë”, tha ndër të tjera, Belul Beqaj.

Ndryshe, zyrtari i UNMIK-ut, shtetasi rus Mikhail  Krasnoshchenkov, veturën e tij zyrtare e vendosi si barrikadë ndaj Policisë së Kosovës, gjatë aksionit të së martës, si dhe i bëri rezistencë arrestimit të tij, në Zubin Potok. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori