LAJMI I FUNDIT:

Analfabetizmi

Analfabetizmi

Brenda pak ditësh të gjitha qytetet afgane kanë rënë nën sundimin e talebanëve. Sot talebanët kanë hyrë edhe në Kabul, kryeqytetin e këtij vendi. Natyrisht që ndërkombëtarët kanë faj për këtë gjendje, por faji nuk është vetëm i tyre.

Pyetja që duhet të shtrohet në këtë rast: si është e mundur që ushtria dhe policia afgane të shpartallohet aq shpejt nga një grusht talebanësh?


Përgjigjja nuk ka të bëjë aq shumë me armë. Përgjigjja qëndron në fushën e arsimit dhe ka të bëjë me faktin se Afganistani ka shkallën më të lartë të analfabetizmit në botë.

Kur është krijuar ushtria dhe policia afgane, pas vitit 2001, është konsideruar se mbi 80 për qind të tyre kanë qenë analfabet. Gazetarët e huaj tregojnë për rastet kur janë ndaluar nga policia në këtë vend, e cila i ‘legjitimonte’ por vetëm i shikonte dokumentet pasi që nuk dinin t’i lexonin.

Tashti, si mbahet një polici dhe ushtri e cila nuk di shkrim-lexim?

Sot, në Afganistan, mbi 10 milionë të rinj janë analfabetë. Pra, është fjala për moshën 7-25 vjeçare. Shënimet e fundit të Institutit të Statistikave të UNESCO-s tregojnë se 43 për qind e banorëve janë analfabetë.

Shkollat në këtë vend nga viti 2001 shënuan një përparim, por nga viti 2017 shënuan edhe rënie të interesimit për shkollim. Universiteti i Kabulit, i themeluar më 1931, praktikisht nuk ka ekzistuar nga viti 1992 e deri më 2002 kur filloi të ringjallej. Gjatë kësaj kohe, intelektualët ose janë vrarë ose e kanë lëshuar vendin.

Para një dekade dukej që gjërat po përmirësoheshin kur në këtë universitet vajzat përbënin 43 për qind të studentëve. Por, kjo është kohë e shkurtë dhe kuadrot universitare nuk krijohen shpejt. Për fat të keq, problemi me inteligjencën qëndron në faktin se ajo krijohet ngadalë e zhduket shpejt.

Pa kuadro universitare dhe pa njerëz të shkolluar nuk krijohet e as nuk mbahet shteti.

Shteti i sotëm është strukturë moderne me një ingranazh të gjatë e të komplikuar, të cilin nuk mund ta udhëheqin njerëzit e pashkolluar. Njerëzit e ditëve të sotshme, nëse janë analfabetë apo të shkolluar shkel-e-shko, nuk kanë ideale dhe nuk mund të funksionojnë në epokën e internetit. Prandaj, këta i shpartallon një grusht i talebanëve, të cilët po ashtu janë analfabetë. Në këtë mjedis triumfon vetëm injoranti dhe ai që është në gjendje të prodhoj më shumë frikë e dhunë.

daut

Në trend

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori