Ana de Armas mahniti me paraqitjen e saj në premierën e filmit “Ballerina” në Berlin, ku u shfaq me një fustan elegant të zi me dekolte të thellë dhe bizhuteri të thjeshta që sillnin një ndjesi të Hollywood-it të Vjetër.

Aktorja 37-vjeçare, e cila luan rolin kryesor në spin-off-in e sagës "John Wick", pozoi me hijeshi para kamerave, por tërhoqi vëmendjen edhe për mungesën e përfolur të Tom Cruise.


Edhe në premierën në Londër, Cruise nuk u pa përkrah saj, ndonëse spekulimet për një lidhje mes tyre kanë qarkulluar prej muajsh. Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht marrëdhënien, shkruan DailyMail.

Në një intervistë për ELLE Spain, Ana u shpreh për jetën e saj private nën vëzhgimin publik: “Me kalimin e viteve, mësohesh më shumë me të. Mëson të gjesh qoshet e tua, privatësinë tënde, mënyrën tënde të të bërit të gjërave, stilin tënd të jetesës”.

Ajo shtoi se ndarja mes jetës publike dhe asaj private është thelbësore: “Unë jam një nga ata që mendojnë se duhet të ketë kufij të jashtëm... Këtu shkoj me punën time, personalitetin tim publik, atë që dua të ndaj me fansat. Kjo është e mrekullueshme dhe dua ta bëj”.

Aktorja foli edhe për ndikimin e komenteve të jashtme mbi lidhjet e saj të mëparshme: “Më duket e pabesueshme ta them, por e kemi harruar atë minimum respekti për të tjerët. Kritikat publike më kanë lënduar ndonjëherë”.

Pavarësisht gjithçkaje, Ana mbetet e fokusuar në karrierën e saj dhe në ruajtjen e kufijve të qartë mes famës dhe jetës personale: “Kur dua të zhdukem nga harta, e bëj”. /Telegrafi/