Please enter at least 3 characters.

Shaqiri në formë të lartë para Superkupës së Evropës, driblim brilant ndaj portierit në stërvitje

2019/08/shaqiri.png

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri po duket në formë të lartë para finales së Superkupës së Evropës.

Liverpooli do të ndeshet me Chelsean në finalen e Superkupës së Evropës, e cila fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në Vodafone Arena.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe synojnë të fitojnë trofeun e parë sezonal.

Përveç trajnerëve dhe lojtarët janë të përgatitur dhe duan të shtojnë edhe nga një medalje në bagazhin e tyre.

Njëri nga ta padyshim se është edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili shihet në formë të lartë para finales së Superkupës së Evropës.

Është faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve e cila ka publikuar një video ku shihet Shaqiri teksa e driblon në mënyrë brilante portierin e ekipit të tij. /Telegrafi/