Nga dhoma e gjumit në rrugë: Pantallonat prej sateni me dantellë janë trendi i verës


Mjafton një bluzë e thjeshtë, këmishë e lehtë apo atlete për t’i kthyer nga veshje intime në kombinim modern veror
Pantallonat e shkurtra prej sateni, të zbukuruara me dantellë, të cilat deri vonë konsideroheshin pjesë e veshjeve të gjumit, janë kthyer në një nga copat më të kërkuara të modës këtë sezon. Popullariteti i tyre po rritet me shpejtësi në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku vajzat e apasionuara pas modës çdo ditë tregojnë mënyra të reja për t’i kombinuar.
Ky trend përshtatet në mënyrë të përkryer me ditët e nxehta të verës, kur shumica e grave duan të ndihen rehat, por njëkohësisht të duken moderne dhe të kuruara. Falë satenit të lehtë dhe detajeve delikate me dantellë, këto pantallona të shkurtra bashkojnë komoditetin me elegancën.
Përparësia e tyre më e madhe është përshtatshmëria. Mund të vishen me bluza të gjera, topa të shkurtër, këmisha të lehta apo bluza romantike, prandaj përshtaten lehtë me stile dhe raste të ndryshme.
Për më tepër, bëhet fjalë për një veshje që nuk duket vetëm si trend kalimtar, por ka potencial të bëhet pjesë e pandashme e gardërobës verore, vit pas viti, transmeton Telegrafi.
@ronniea_ One pair of satin lace trim shorts, 7 different looks 🤍 which one are you wearing first? They’re so much fun ✨ #silkshorts #summerfashion #lace #outfitinspo #creatorsearchinsights @Amazon Fashion ♬ original sound - Ronnie | Living Fully 🤍
Si të vishen pantallonat e shkurtra prej sateni me dantellë?
Adhurueset e stilit femëror dhe romantik mund t’i kombinojnë me bluza të lehta, balerina dhe bizhuteri diskrete. Për një pamje më të relaksuar dhe urbane, zgjedhje e mirë janë bluza e gjerë dhe atletet.
Ndërsa kombinimi me një top të ngushtë ose me një bluzë të thjeshtë pambuku krijon balancën ideale mes elegancës dhe rehatisë së përditshme.
Pavarësisht nëse preferoni stil minimalist, modern apo klasik, pantallonat e shkurtra prej sateni me dantellë përshtaten lehtë pothuajse me çdo kombinim veror dhe përfaqësojnë një nga trendet më interesante të modës këtë vit.
@maggs_murray post dinner sweet treat 🫶🏼🍦 #summerstyle #outfitinspo #outfitideas #silkshorts #laceshorts #lace #silk #chicstyle #ootd #whatiwore ♬ original sound - Emerald Chan
/Telegrafi/



































