Punonjësit e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë në RMV


Pesëdhjetë punonjës të Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve protestuan sot para Ministrisë së Shëndetësisë, të pakënaqur me faktin se nuk kanë marrë pagën për gjashtë muaj dhe ende nuk u janë zgjatur kontratat e punës.
Ata janë të indinjuar sepse institucionet kompetente nuk po e zgjidhin problemin e tyre, pavarësisht faktit se më parë kanë reaguar në Ministrinë e Financave dhe u është thënë se do të bëhen përpjekje për ta kapërcyer problemin.
Deri në këtë pikë, statusi i tyre nuk është zgjidhur dhe prej andej tani po kërkojnë një takim me Ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili thotë se kanë edhe mbështetjen e drejtorit të Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve.
"Kemi punuar për gjashtë muaj pa asnjë përgjigje. Përgjigja nga Ministria e Financave na arriti vetëm në prill dhe gjatë atyre muajve kemi punuar me ndershmëri dhe i kemi shërbyer Klinikës dhe fëmijëve. Dy ose tre ditë më parë, ministri doli dhe deklaroi se ishim vullnetarë dhe se nuk kemi nënshkruar as një dokument dhe se deri më tani kemi punuar si vullnetarë", tha njëri punonjësit e Klinikës./Telegrafi/



































