Please enter at least 3 characters.

Fillojnë ndeshjet eleminuese të Ligës së Evropës, ndeshje jo të lehtë për Arsenalin dhe Milanin

2018/02/Gennaro-Gattuso-Milan.jpg
313:"MILAN, ITALY - DECEMBER 27: AC Milan coach Ivan Gennaro Gattuso (L) celebrates the victory with Leonardo Bonucci and Davide Calabria (R) at the end of the TIM Cup match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on December 27, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrëmjen e të enjtës do të ritkehen mbrëmjet magjike të Europa League dhe fazës së eleminimit nga kjo garë.

Në ora 17:00 fillimisht Astana përballet me Sportingun, kurse në dy termine tjera (19:00 dhe 21:05) vijojnë ndeshjet tjera.

Milani udhëton në Bullgari për t'u përballur me Ludogoretsin në atë që nuk është një test i lehtë për Rossonerët të cilët e shohin Europa League si një mundësi të mirë për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Arsenali po ashtu si Milani në ora 19:00 luan kundër skuadrës së papërshtatshme suedese, Ostersunds.

Nga ora 21:05 janë duelet tjera interesante ku Napoli pret skuadrën e Leipzigut po ashtu në formë për një duel ku priten shumë gola.

Atletico Madridi shihet si ekipi favorit për ta fituar këtë garë dhe ekipi i Simeones do të ketë punë me ekipin e Kopenhagës në Danimarkë.

Ndeshjet kthyese të 1/16 të Europa League zhvillohen javën e ardhshme. /Telegrafi/