LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja dërgoi katër aplikime për punë dhe më pas e kuptoi pse askush nuk u përgjigj

Amerikanja dërgoi katër aplikime për punë dhe më pas e kuptoi pse askush nuk u përgjigj

Claire Schmidt planifikoi të gjente një punë pas diplomimit në SHBA, kështu që ajo dërgoi aplikime për punë në katër adresa.

Ishte e pazakontë që ajo të mos merrte asnjë përgjigje – pozitive apo negative, dhe më pas ajo pothuajse qeshi kur kuptoi se çfarë kishte bërë.


Ajo e quajti gabimin e saj “të marrë dhe budalla”, raporton New York Post.

“Isha në shok”, tha Claire, e cila studion filozofi dhe psikologji.

Gjithçka nisi kur ajo “lundroi” në internet dhe hasi në një fotografi të yllit të estradës, Miley Cyrus, por të moshës së saj të vogël.

Në foto, këngëtarja qëndron pranë një kali dhe Claire mendoi se ishte qesharake dhe vendosi ta ruante në një dosje të veçantë. Më pas lindi një problem, për të cilin fatkeqësisht ajo nuk ishte në dijeni.

“E pashë foton dhe në vend që të ruhej në një dosje, e futa në CV-në time. Përfundoi në faqen e dytë, kështu që nuk e vura re. Më parë rregulloja gjithçka dhe isha shumë e kënaqur”, ka shpjeguar ajo.

Me të parë gafën e pabesueshme, për pak sa nuk ka derdhur lot, sidomos për shkak se nuk është fanse e këngëtares së përmendur.

“Nuk kishte asnjë mënyrë për t’i rregulluar gjërat”, tha ajo.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale komentuan me shaka situatën e pazakontë, e disa u ofruan “të punësojnë vajzën”.

Megjithatë, ajo e kuptoi shpejt se ishin “thjesht njerëzit që komentonin në Tiktok” dhe se nuk kishte asnjë arsye për të qenë e lumtur.

Ajo e kaloi e vetme të gjithë dramën dhe kur e njoftoi familjen e saj – edhe ata filluan të qeshin. Claire ka nxjerrë një mësim të madh dhe i paralajmëron njerëzit të kenë kujdes kur zgjidhin dokumentet e punës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori