eksperti ad

Mjekët nga Michigan konfirmuan se pacienti i cili kishte bërë një transplant të mushkërive në fund të vitit të kaluar vdiq pas dy muajsh sepse më vonë u përcaktua që dhuruesi ishte infektuar me coronavirus, megjithëse gjetjet e para treguan se ishte negativ.

Ekspertët nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Michiganit, deklaruan se ky mund të jetë rasti i parë i provuar në SHBA i infeksionit me virus përmes transplantimeve të organeve, transmeton Telegrafi.


Kirurgu që trajtoi mushkëritë e dhuruesit gjithashtu u infektua dhe u sëmurë, megjithatë, ai arriti të shërohej. Besohet të jetë një rast i izoluar, i vetmi i konfirmuar në gati 40 mijë transplantime të kryera në Amerikë, raporton nypost.

vv 1

Mushkëritë iu morën një gruaje që vdiq në një aksident automobilistik dhe iu transplantua një gruaje që vuante nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike. Operacioni u krye gjithashtu në Spitalin Universitar Ann Arbor.

Tre ditë pas operacionit, gruaja që mori mushkëritë zhvilloi ethe, presioni i saj i gjakut ra dhe gjithnjë e më vështirë merrte frymë. Pas ekzaminimeve, regjistrimet treguan një infeksion të mushkërive. Ndërsa gjendja e saj u përkeqësua, ajo kishte probleme edhe me zemrën.

Përfundimisht, gjendja e pacientit u përkeqësua dhe disa organe dështuan. Pavarësisht, të gjitha terapitë e njohura u përdorën për të trajtuar infeksionin, duke përfshirë remdesivirin dhe plazmën e gjakut nga njerëzit që ishin shëruar nga coronavirusi, ajo përfundimisht u vendos në një pajisje ECMO. Sidoqoftë, të gjitha këto përpjekje ishin të kota dhe pacienti vdiq 61 ditë pas transplantimit. /Telegrafi/