Një burrë i cili kaloi gati 50 vjet në një burg në Oklahoma për një të shtënë fatale, është liruar nga paraburgimi pasi një gjykatës urdhëroi një proces të ri gjyqësor.
Glynn Ray Simmons u dënua në vitin 1974 për vrasjen e Carolyn Sue Rogers, një punonjëse dyqani pijesh alkoolike në qytetin Edmond, transmeton Telegrafi.
Një tjetër grua e cila u qëllua dhe u plagos gjatë grabitjes më vonë identifikoi Simmons si autorin, raporton Associated Press.
Simmons, i cili jetonte në Luiziana, pretendoi se ai nuk ishte në Oklahoma në kohën e grabitjes, por në shtetin e tij ku ishte lindur e rritur.
Zyra e prokurorit të qarkut i kërkoi gjyqtares së qarkut Amy Palumbo të hedhë poshtë dënimin dhe të caktojë një datë të re gjyqi, duke vënë në dukje se prokurorët nuk arritën të dorëzonin disa prova në këtë rast, duke përfshirë një raport policie që tregoi se një dëshmitar okular mund të kishte identifikuar të dyshuar të tjerë përveç Simmons dhe të bashkëpandehurin Don Roberts.
Gjatë një seance gjyqësore të mërkurën, Palumbo përmbysi dënimin për vrasje nga pakujdesia dhe dënimin e përjetshëm.
Ajo theksoi se Simmons ka të drejtë të lirohet “për shkak të dështimit të shtetit për të zbuluar raportet e departamentit të policisë që i mohonin atij një gjykim të drejtë”.
Simmons ishte 22 vjeç kur u dënua dhe tani është 70 vjeç.
“Unë jam i lirë tani. Është e papërshkrueshme. Kisha 48 vjet (në burg). Kjo është mëshirë. Jam i lumtur. Jam gati të vazhdoj dhe të bëj diçka me jetën time”, tha ai teksa doli nga gjykata.
Juria fillimisht dënoi Simmons dhe Roberts me vdekje.
Dënimet e tyre u reduktuan në burgim të përjetshëm në vitin 1977, pas vendimeve të Gjykatës së Lartë të SHBA në lidhje me dënimin me vdekje.
Roberts u lirua me kusht në 2008 dhe ripërsëriti se është i pafajshëm në një seancë dëgjimore në prill. Prokurorja e Qarkut Vicki Behenna njoftoi se hapi tjetër do të jetë vlerësimi i çështjes për një rigjykim të planifikuar për 23 tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe