Një burrë dëgjoi një “spërkatje” uji që vinte nga banja e tij dhe u tmerrua kur gjeti një hardhucë të llojit ‘iguana’ në guaskën e tualetit.

John Riddle, 58-vjeçar, ishte në shtëpinë e tij në qytetin Hollywood të Florida-s, kur një hardhucë frikshëm kishte gjetur rrugën për në shtëpinë e tij, transmeton Telegrafi.


Ai shkoi për të parë se çfarë po ndodhte dhe pa një zvarranik që ia kishte ngulur sytë.

i

“Unë vetëm dëgjova spërkatje. Shikova poshtë dhe shoh një zvarranik që po më shikonte”, tha Riddle.

Ai u përpoq që ta hiqte iguanën me një rrjet pishine, por nuk arriti ta kapte. Kështu ai u përpoq, që ta kapte vetë me duart e tij, por në atë moment, iguana u tkurr për t’u fshehur në guaskë. Hardhuca dikur gjeti mënyrën për të dalë nga guaska e tualetit dhe përfundoi në oborrin e shtëpisë së amerikanit.

house1

Riddle, i cili ka jetuar në Hollywood, Florida, për më shumë se 30 vjet, kishte parë mjaftueshëm hardhucë të këtij lloji përgjatë viteve, por kurrë në një banjë. /Telegrafi/

r