LAJMI I FUNDIT:

Amerikani fiton katër milionë dollarë në lotari duke përdorur numrat nga “ëmbëlsirat e fatit”

Amerikani fiton katër milionë dollarë në lotari duke përdorur numrat nga “ëmbëlsirat e fatit”

Një burrë nga Karolina e Veriut në SHBA, ka fituar xhekpotin prej 4 milionë dollarë në lotari, pasi që përdori numrat që i kishte marrë nga “ëmbëlsirat e fatit”.

Gabriel Fierro, 60-vjeç nga Cornelius, fitoi ëmbëlsirat gjatë vizitave në një restorant të quajtur Red Bowl në Charlotte, transmeton Telegrafi.

Fierro tha se vendosi të rrezikojë dhe të luaj numrat që i gjeti në letrat brenda ëmbëlsirave, duke u thënë zyrtarëve të lotarisë së Karolinës së Veriut se ka ndjerë një lloj inspirimi.


Veterani i luftës që shërbeu në ushtri për 32 vite, ka blerë tiketën fatsjellëse në internet për dy dollarë dhe shtoi opsionin Megaplier prej një dollari.

“Fillimisht fitoi një milion dollarë, por xhekpoti u katërfishuar ndërkohë kur ai fitoi 4x Megaplier”, thuhet ndër tjera në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Kalo në kategori