LAJMI I FUNDIT:

Amerikani derdh vodkën ruse në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës

Amerikani derdh vodkën ruse në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës

Dyqanet e pijeve alkoolike në SHBA dhe Kanada kanë filluar të hedhin furnizimet e tyre të vodkës ruse në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, sipas raporteve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në Ontario, Kanada, ministri i Financave, Peter Bethlenfalvy udhëzoi bordin provincial të Kontrollit të Pijeve Alkoolike që dyqanet të heqin vodkën ruse dhe produkte të tjera alkoolike.


“Ontario bashkohet me aleatët e Kanadasë në dënimin e aktit të agresionit të qeverisë ruse kundër popullit ukrainas dhe ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qeverisë federale për të sanksionuar qeverinë ruse”, tha Bethlenfalvy. “Ne do të vazhdojmë të jemi aty për popullin ukrainas gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë”.

Produktet do të hiqen nga gati 700 dyqane në të gjithë krahinën.

Diku tjetër në Kanada, dyqanet në Manitoba, New Brunswick, British Columbia dhe Newfoundland po ndërmerrnin gjithashtu veprime të ngjashme.

Në SHBA, Jacob Liquor Exchange në Wichita, Kansas, vendosi të hiqte më shumë se 100 shishe me vodka ruse nga raftet dhe derdhi një pjesë të saj në tokë.

“Unë mendoj se e gjithë bota e di deri tani se Rusia është në luftë me Ukrainën pa ndonjë arsye të dukshme”, tha Jamie Stratton, drejtor i verës dhe partner i dyqanit. “Unë mendoj se ky është sanksioni ynë… dhe kjo mund të jetë i vogël, por çdo gjë e vogël e bën një ndryshim.

Në Oregon, pronari i një lokali në Bend filmoi vetën duke derdhur të gjithë vodkën e tij ruse, sipas Fox 12 të Portland.

“Rusia po sillet sikur është viti 1939 dhe po shkon në Evropë me një forcë të plotë që ka në Ukrainë”, tha Bill McCormick, pronar i Pine Tavern. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kopshti Shadzeh i Iranit,

Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"

Interesante
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Interesante
Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Fun
Kalo në kategori