LAJMI I FUNDIT:

Amerikani 20-vjeç kryen vetëvrasje duke menduar se ka humbur paratë në Robinhood, një ditë pas tragjedisë i erdhi porosia se bëhet fjalë për gabim

Amerikani 20-vjeç kryen vetëvrasje duke menduar se ka humbur paratë në Robinhood, një ditë pas tragjedisë i erdhi porosia se bëhet fjalë për gabim

Alexander Kearns, 20-vjeç nga Nebraska, SHBA, ka kryer vetëvrasje gjatë qershorit të vitit të kaluar, duke menduar se ka humbur afro 750 mijë dollarë në Robinhood, aplikacion për tregti me aksione në të cilën filloi të bëjë biznes si adoleshent.

Prindërit e tij planifikojnë të ngritin padi, të cilën e ka siguruar CBS News, duke akuzuar për padrejtësi Robinhood dhe për një praktikë të padrejtë të bërit biznes, transmeton Telegrafi.


Edhe pse misioni i kompanisë mbështetet në një “njeri të vogël dhe të demokratizoj sistemin financiar”, e ëma e Alexanderit dhe babai thonë në padi, se Robinhood kishte për cak blerësit e ri të papërvojë, duke i detyruar të kyçen në praktika të rrezikshme të bërit biznes.

E kur një ekip i investitorëve patën nevojë për ndihmë siç ka bërë edhe Alexanderi në ditën që humbi jetën – Robinhood nuk i ofroi ndihmë, thuhet në padi.

Alexander filloi me kursimet e tij. Ato ishin paratë “e gjyshes dhe gjyshit”, ka thënë Dan Carens, duke theksuar se bëhet fjalë për dhurata të ditëlindjeve dhe para të kursyera nga puna që e ka kryer gjatë verës.

Por Dan dhe Dorothy Carens nuk e kanë kuptuar që Robinhood gjithashtu ia kishte miratuar Alexanderit opsionet e blerje-shitjes – instrument i rrezikshëm financiar me një potencial për humbje të mëdha.

“Nuk e kuptoj si e kanë lejuar që një gjë e tillë të ndodhë”, ka shtuar Dan Carens.

Më 11 qershor të vitit të kaluar ishte informuar se është në minus 750 mijë dollarë, e më pas edhe kërkesa se duhet të paktën 170 mijë dollarë të paguaj – që janë pjesë e borxhit.

Në e-mail e kompanisë kishte mbërritur përgjigja automatike, e të njëjtën ditë Alexander kreu vetëvrasje. Të nesërmen i kishte mbërritur përgjigja e kompanisë se bëhet fjalë për një gabim dhe se nuk e ka borxh as edhe një dollar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori