LAJMI I FUNDIT:

Amerikani 18-vjeç futet në shtëpi, rrëmben binjakët 4-vjeç – njërin prej tyre e mbyti  

Amerikani 18-vjeç futet në shtëpi, rrëmben binjakët 4-vjeç – njërin prej tyre e mbyti  

Amerikani 18-vjeç për pak orë ka kryer krime të tmerrshme: pasi që u fut dhunshëm në një shtëpi në Dallas të Teksasit, rrëmbeu binjakët 4-vjeçar ku më pas ka mbytur njërin prej tyre.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Darian Brown futet në dhomën e djemve Cash dhe Carter, dhe merr njërin prej tyre. Disa orë më vonë, u kthye për të marr edhe tjetrin.

Në atë moment, vëllai binjakë qëndronte i shtrirë dhe i “masakruar” në një kanal te Dallasi. Në pamje shihet Brown në shtëpi duke u futur me një kapelë në kokë, dhe duke u larguar me djaloshin duke u siguruar nëse po flenë.

Në momentet e para dukej i frikësuar, analizonte çdo tingull nga frika se mund të kapet. Megjithatë, disa sekonda më vonë i afrohet shtretërve. I vëzhgoi disa sekonda dhe më pas e kapi njërin prej djemve. 45 minuta pas hyrjes së parë, vogëlushi Cash është gjetur i mbuluar në gjak në një kanal uji me shumë plagë thike nëpër trup.

Kjo nuk e ndali të vazhdojë me krime tjera, kamerat e filmuan rreth orës 7 të mëngjesit, duke u rikthyer në dhomën e djaloshit – kësaj radhe për ta marrë vëllain e dytë – të cilin gjithashtu e rrëmben nga shtrati.

“Vërejtëm se nuk ishin pas orës 7 të mëngjesit” tha kujdestarja e djemve, njëherit ish-partnerja e babait të tyre.

Ajo madje tha se kurrë nuk do të kishte menduar se dikush do t’i rrëmbej apo t’ju bëjë keq.

“I kam telefonuar policisë, por mendova se mund të ketë  dalë jashtë, derisa kontrollova kamerat e sigurisë”, ka shtuar ajo.

Trupi i pajetë i djaloshit është gjetur nga një vajzë e cila kishte dalë për të vrapuar.

“Mendova se bëhet fjalë për trupin e një qeni”, ka thënë ajo në polici.

Me të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë, i ka telefonuar të ëmës, e cila pasi u shfaq i telefonoi me urgjencë policisë.

Në anën tjetër, vrasësi është gjetur kurse Carteri i vogël i është kthyer nënës biologjike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori