LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët thyen një rekord për blerje online gjatë “Black Friday” – por ka një problem që i shqetëson ekspertët

Amerikanët thyen një rekord për blerje online gjatë “Black Friday” – por ka një problem që i shqetëson ekspertët

Amerikanët vendosën një rekord shpenzimesh në blerjesh online gjatë “Black Friday”.

Sipas Adobe, e cila gjurmon shitjet në internet, blerjet në internet gjatë “Black Friday” arritën në 9.8 miliardë dollarë, 7.5% më shumë nga viti i kaluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Adobe vlerëson se blerësit amerikanë do të shpenzojnë më tej deri në 12.4 miliardë dollarë për “Cyber Monday”.

Megjithatë, ndërsa rritja e shpenzimeve ishte parashikuar për festat e fundvitit, ajo që është shqetësuese – sipas ekspertëve – është se si amerikanët po paguajnë për artikujt.

Shumë po paguajnë nëpërmjet platformave “blej tani, paguaj më vonë” si Klarna ose Afterpay, të cilat i lejojnë blerësit të paguajnë me këste çdo javë ose muaj.

Dhe krahasuar me vitin e kaluar, Klarna vërejti një rritje prej gati 30% në porositë e bëra nga blerësit amerikanë gjatë “Black Friday” të këtij viti për artikuj të tillë si miksera ushqimorë, televizorë dhe aparate kafeje, sipas të dhënave të ndara me Business Insider.

Sipas Adobe, “blej tani, paguaj më vonë” u rrit me 47% këtë “Black Friday” krahasuar me vitin e kaluar.

Në vitin 2022, sipas Bankës së Rezervës Federale të Atlantës, rreth 10% e blerjeve në ditën pas Ditës së Falënderimeve përdorën “blej tani, paguaj më vonë”. /Telegrafi/