LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët lëshojnë 750 milionë mushkonja të modifikuara gjenetikisht në natyrë!

Amerikanët lëshojnë 750 milionë mushkonja të modifikuara gjenetikisht në natyrë!

Autoritetet lokale të Florida Keys më në fund, pas një dekade, kanë aprovuar një plan për lirimin e 750 milionë mushkonjave të modifikuara gjenetikisht, pavarësisht kundërshtimeve nga shumë vendas dhe një koalicion i grupeve të mbrojtjes së mjedisit, raporton CNN.

Ky projekt-pilot është krijuar për të provuar nëse një mushkonjë e modifikuar gjenetikisht mund të jetë një alternativë e suksesshme për spërkatjen e insekticideve.

Llojet e mushkonjave aedes aegypti që banojnë në Florida transmetojnë disa sëmundje infektive vdekjeprurëse si zika, ethet e dengos, chikungunya dhe ethet e verdha.


Në fillim të vitit 2021, mushkonjat gjithashtu do të lëshohen në Teksas, thonë nga Oxitec, një kompani britanike me qendër në Shtetet e Bashkuara që ka zhvilluar mushkonjat e modifikuar gjenetikisht.

Autoritetet e Florida iu drejtuan Oxitec për ndihmë, e cila zhvilloi një mushkonjë mashkull, e programuar të vdiste para moshës madhore, përveç nëse nuk është kultivuar në ujë që përmban tetraciklinën e antibiotikut.

Sëmundjet transmetohen vetëm nga femrat. Kështu, pasardhësit e mushkonjave do të shuheshin dhe rritja e popullsisë do të ishte e kufizuar.

Mushkonjat e modifikuara gjenetikisht janë testuar në ishujt Kajman, Panama dhe Brazil, dhe firma ka raportuar sukses të madh. Në pjesën urbane të Brazilit, numri i mushkonjave ka rënë me 95 për qind, thonë ata.

Grupet mjedisore shqetësohen se përhapja e gjeneve mashkullore të modifikuar gjenetikisht në natyrë mund të dëmtojë speciet e rrezikuara të shpendëve, insekteve dhe gjitarëve që ushqehen me to. /KP/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja

Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja

Evropa
Kalo në kategori