LAJMI I FUNDIT:

American Airlines detyrohet të ndalojë të gjitha fluturimet

American Airlines detyrohet të ndalojë të gjitha fluturimet

American Airlines u detyrua të ndalonte të gjitha fluturimet në SHBA në prag të Krishtlindjeve për shkak të një problemi teknik të paspecifikuar.

Linja ajrore nuk zbuloi menjëherë pse po i ndalonte të gjitha fluturimet, por shqetësimet shpërthyen në rrjete sociale nga udhëtarët që kishin planifikuar të shkonin te të dashurit e tyre për pushime, shkruan skynews.

“Nuk është dhënë një afat kohor i caktuar, por ata po përpiqen ta rregullojnë atë në kohën më të shkurtër të mundshme”, deklaroi linja ajrore.


Agjencia Federale e Aviacionit tha se American Airlines po raportonte “një çështje teknike dhe kishte kërkuar një ndalesë tokësore mbarëkombëtare”.

Në një përditësim, agjencia tha: “American Airlines raportoi një problem teknik këtë mëngjes dhe kërkoi një ndalesë tokësore në mbarë vendin. Ndalesa tokësore tani është hequr”.

Ndryshe, American Airlines kryen mijëra fluturime në ditë në më shumë se 350 destinacione në më shumë se 60 vende.

Ndalimi vjen disa muaj pasi një përditësim i gabuar i softuerit CrowdStrike çoi në anulime të fluturimeve në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori