Amelia Hamlin po i vë në pah hiret e saj tani që është beqare.

Modelja 20-vjeçare është aktualisht në Londër për Javën e Modës, ku është parë në shfaqje dhe ahengje të shumta dhe madje ka ecur në pistë për stilistin Yuhan Wang.


Kohët e fundit, vajza më e vogël e Harry Hamlin dhe Lisa Rinna mori pjesë në një panair dhe hapje hoteli, duke veshur një shall të tejdukshëm prej metali nga Natalia Fedner dhe një fund të kombinueshëm.

amelia gray hamlin 02 scaled Foto: Dave Benett/Getty Images for NoM

Sa i përket të brendshmeve, ylli hoqi sytjenat dhe veshi të brendshme të poshtme që përshtateshin plotësisht me veshjen.

"Më thuaj që po përpiqesh ta kthesh ish-in tënd pa më thënë se po përpiqesh ta kthesh ish-in tënd", komentoi një person në postimin e Hamlin në Instagram.

Një burrë në jetën e Hamlinit i cili mund të jetë në ankth është babi Harry; modelja i dërgoi një kërkim falje për pamjen seksi, duke ndarë mesazhin në Instagramin e saj. “Më fal babi, është modë”, shkroi ajo në mesazhin të cilin e mbishkroi, “Për personat që janë brengosur për Harry Hamlin”.

amelia hamlin

Para se të shihej në Londër, ajo gjithashtu mori pjesë në Javës së Modës në New York. /Telegrafi/