Amber Rose i nënshtrohet liposuksionit vetëm gjashtë javë pasi lindi djalin e dytë

212:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - DECEMBER 05: Amber Rose attends the National Film and Television Awards Ceremony at Globe Theatre on December 05, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Phillip Faraone/Getty Images) 12:"Getty Images
Gjashtë javë më parë, Amber Rose solli në jetë djalin e saj të dytë, ndërsa tashmë i është nënshtruar liposuksionit të plotë trupor.
Modelja e famshme e ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes të cilës u tregon ndjekësve të saj lidhur me kirurgun plastik që ia ka larguar yndyrën e grumbulluar gjatë shtatzënisë.
Liposukcioni është procedurë kozmetike për heqjen e yndyrës, e cila nuk mund të largohet përmes dietës dhe ushtrimeve.
Ndërhyrja kryhet nga një kirurg plastik në ije, bel, kofsha, të pasme, shpinë, krahë ose në fytyrë – për të përmirësuar formën e tyre.
Derisa shumica e nënave e lënë trupin e tyre që të pushojë për një kohë, 36-vjeçarja ka vendosur që ta bëjë intervenimin më herët.
Në videon e publikuar, Amber ka thënë se kjo punë duhet kryer dhe ndërkohë e ka lëvduar mjekun që e ka marrë përsipër ndërhyrjen estetike në trupin e saj. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































