Amber Heard është gati të rikthehet sërish në ekran.

Aktorja 37-vjeçare, e cila është larguar nga qendra e vëmendjes që nga humbja e gjyqit kundër ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp, 60-vjeç, do të shfaqet në "In the Fire", premiera e të cilit do të jetë në edicionin e 69-të të "Taormina Film Festival" në Itali.


Do të jetë hera e parë që ajo promovon një film që nga beteja e saj në gjykatë.

72058517 12187623 Return Amber Heard 37 is headed back to the big screen will appe a 6 1686617238859 Foto: Lume Images

Ngjarja zhvillohet në Kolumbi në 1899.

Përmbledhja në uebsajtin e festivalit, zbulon se Amber do të luajë një psikiatre të ve amerikane.

Amber do të udhëtojë në Sicili me bashkë-yllin e saj, Eduardo Noriego, 49 vjeç dhe regjisorin Conor Allyn për të promovuar filmin.

Festivali do të mbahet 23 qershor-1 korrik 2023.

72058521 12187623 image a 7 1686617238867 Foto: Getty Images

Amber do të shfaqet gjithashtu në filmin e ardhshëm "Aquaman and the Lost Kingdom".

Biondja ka jetuar në Spanjë për një kohë, ku u zhvendos pas çështjes gjyqësore me Depp.

72058513 12187623 Promotion Amber has been living in Spain with her daughter two H a 9 1686617238872 Foto: Getty Images

Ajo jeton atje me vajzën e saj, Oonagh Paige, dy vjeçare. Vogëlushja lindi nëpërmjet një nëne surrogate në prill të 2021-shit. /Telegrafi/

72058523 12187623 Mera Amber will reprise her role as Mera in the upcoming Aquaman a 8 1686617238870 Foto: AP